☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $72,369 ▼ -0.71% ETH $2,259 ▲ +0.71% XRP $1.3461 ▼ -0.47% SOL $83.9200 ▼ -0.78%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Gjykata, zvarritje ‘historike’, vetëm 14 përqind përfundojnë në afat

Pa kaluar shumë kohë nga rritja e numrit të gjyqtarëve në Gjykatën e  Apelit Administrativ, kreu i kësaj gjykate, Kastriot Selita i bëri apel Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të dërgojë trupa gjyqësore shtesë,  pasi nëse vazhdohet kështu edhe për dy vjet është e pamundur të zgjidhet mbingarkesa e dosjeve.

“Aktualisht presin për të gjykuar 12860 çështje, kështu që unë gjykoj përsëri që numri i gjyqtarëve në Gjykatën Administrative të Apelit duhet të rishikohet dhe duhet të bëhet një rivlerësim për të përcaktuar një numër më të madh gjyqtarësh”, thotë gjyqtari Kastriot Selita.

Kjo deklaratë e kryegjyqtarit u dha gjatë prezantimit të raportit nga Infocip, i cili vëren në monitorimin kombëtar të të gjitha gjykatave administrative se shqyrtimi gjyqësor zgjat përtej çdo afati. Studimi tregon se vetëm 14 përqind e dosjeve administrative përfundojnë brenda 30 ditëve.

Gert Shella, drejtor i Infoçip: Kohëzgjatja mesatare e një shqyrtimi në apel rezultoi 340 ditë, ndërkohë që në shkallën e parë në rang vendi shkon në afërsisht 135 ditë.

Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë: Kanë nisur gjykimit 6-7 vite më parë, flitet për rikthimin në punë dhe ne e gjykojmë pas 6-7 vjetësh të rikthehet apo jo në punë.

Andi Dobrushi, drejtor i fondacionit Soros: Ka një vullnet nga vetë gjyqësori për t’u reformuar dhe për të treguar që gjërat po ecin dhe aty ku ka burime njerëzore, aty ku ka mbështetje financiare të dedikuara dhe aty ka mbështetje gjërat funksionojnë.

Ylli Manjani, ministër i Drejtësisë: Janë marrë disa masa dhe disa po marrin rrugën e zgjidhjes. Natyrisht janë programuar edhe disa masa të tjera legjislative, por për fat të keq, bllokimi i vendimmarrjes për ndërhyrje në legjislacion nuk na ka ndihmuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.