☁️
Tiranë 15°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.63 ▼0.71%
ARI 4,869 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,604 ▲ +0.23% ETH $2,335 ▼ -1.59% XRP $1.3621 ▼ -0.42% SOL $83.8700 ▼ -2.55%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.63 ▼0.71 % ARI 4,869 ▲0.38 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.63 ▼0.71 % ARI 4,869 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

Gjyqtarët: Vettingu të mos përdoret si mjet presioni

Unioni Gjyqtarëve të Shqipërisë kërkon nga politika të ndal frymë e presionit ndaj organeve drejtësi-bërëse dhe veçanërisht gjyqtarëve. Unioni i Gjyqtarëve kërkon votimin e sa më shpejtë të ligjit të Vettingut me qëllim qartësimin e situatës dhe ndaljen e baltosjes së togave të zeza.

DEKLARATA E UNIONIT

“Unioni i Gjyqtareve të Shqipërisë përshendet hyrjen ne fuqi te ndryshimeve kushtetuese dhe fton forcat politike te votojne sa me pare te jete e mundur, ne perputhje me rekomandimet e Komisionit te Venecias, ligjet organike perkatese, pa te cilat nuk mund te jete i mundur implementimi i ketyre ndryshimeve.

Unioni i Gjyqtareve te Shqiperise nenvizon se, ka qene dhe do te mbetet nje nder subjektet me te interesuara ne kryerjen e kesaj reforme te thelle ne sistemin e drejtesise, e cila startoi rreth nje vit e gjysme me pare.

Kontributi i UGJSH eshte vleresuar maksimalisht nga Komisioni i Venecias dhe Kuvendi i Shqiperise, pasi ne Opinionin perfundimtar dhe ndryshimet Kushtetuese, gjeten vend rreth 90% e verejtjeve dhe rekomandimeve tona.

Por, me keqardhje te madhe kujtojme se, gjate kesaj kohe, mbi te gjithe gjyqtaret e te gjitha shkalleve, perfshi edhe gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese, eshte ushtruar nje presion i jashtezakonshme politik e mediatik, shpesh here pa te drejte, duke i perbuzur, fyer madje edhe kercenuar.

Miratimi i reformes ne drejtesi sanskionoi edhe fillimin e nje procesi te ri kontrolli (vetting) mbi te gjitha hallkat e sistemit te drejtesise.

Ky proces, i cili do te zhvillohet tashme mbi baza te qarta kushtetuese dhe jo sipas orientimeve te partive politike, eshte kerkuar dhe mirepritur qe ne krye te heres nga Unioni i Gjyqtareve te Shqiperise, si e vetmja menyre per ti dhene fund perbaltjes se pergjitheshme te gjyqtareve dhe prokuroreve, individualizimit te qarte te pergjegjesve dhe pergjegjesive dhe rindertimit te besimit mes sistemit te drejtesise dhe publikut.

Per pasoje, UGJSH fton te gjithe klasen politike, median dhe shoqerine civile te mos e perdore procesin e vettingut si nje mjet presioni ndaj gjyqtareve dhe prokuroreve, qe vazhdojne te kryejne me perkushtim detyren e tyre kushtetuese, edhe pse nen kete klime aspak normale presioni.

Unioni i Gjyqtareve te Shqiperise thekson edhe nje here se tashme, procesi i vettingut eshte nje proces kushtetues, qe do te kryhet nga institucione kushtetuese, mbi bazen e parimeve te kontrollit dhe balances, sundimit te ligjit dhe shtetit te se drejtes dhe jo nga partite politike, te cilat jo vetem qe nuk duhet te jene pjese e ketij procesi por, duhet te nxisin dhe pjesen tjeter te shoqerise sone, te lene te qete keto institucione dhe punonjesit e drejtesise te kryejne sa me mire, me ndershmeri dhe perkushtim, bazuar vetem ne prova dhe fakte, detyrat e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji”.

2 Komente

  • populli 12 August 2016, 20:37

    Shqipetaret bejne zgjedhje shqipetarce,injorante,mediokre.Gjyqetaret duhet te kene diplome ne SHBA ose ne BE,te kene grade shkencore,ndershmeri te te kene dhene prova per ndershmeri.Per shqipetaret zoti eshte drejtesia.Kopeja e hajduterise te sali fashistit thone zoti eshte hajduteria.Plehrat shqipetare duan ta mbajne popullin shqipetar ne roberi fashiste.SHBA BE kurre nuk do ta lejojne kopene e saliut.

  • asllan 12 August 2016, 20:38

    Shqipetaret bejne zgjedhje shqipetarce,injorante,mediokre.Gjyqetaret duhet te kene diplome ne SHBA ose ne BE,te kene grade shkencore,ndershmeri te te kene dhene prova per ndershmeri.Per shqipetaret zoti eshte drejtesia.Kopeja e hajduterise te sali fashistit thone zoti eshte hajduteria.Plehrat shqipetare duan ta mbajne popullin shqipetar ne roberi fashiste.SHBA BE kurre nuk do ta lejojne kopene e saliut.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.