Ekonomia

Gjysmë milard euro për të shpëtuar Alitalia-n

Për të shpëtuar kompaninë ajrore italiane, Alitalia nevojiten gjysmë miliard euro, për të shmangur administrimin e jashtëzakonshëm. Për të parandaluar administratën jashtëzakonshme. Kjo është thirrja e fundit për një kompani krejtësisht private, por ndikim të rëndësishme për sistemin shtetëror të vendit. Premisa: Këtë herë as edhe një euro nuk do të duhet t’i ‘cenohet’ shtetit, i cili në vitin 2008 i erdhi në ndihmë për të mos falimentua kur ishte shoqëri ajrore kombëtare.
Operacioni po realizohet nga një komiteti në të cilën marrin pjesë Luca Cordero di Montezemolo, president i Alitalia, si dhe Gaetano Miccichè, përfaqësues i bankës Intesa Sanpaolo, ish-administrator i deleguar i Unicredit Federico Ghizzoni ose anëtar i bordit drejtues, Giovanni Castellucci, administrator i deleguar i Atlantia, Francesco Di Giovanni, administrator i deleguar i Alitalia Cai i cili përmbledh aksionerët italianë dhe që jo pak do ta donin në krye të kompanive. Në këtë komitet merr pjesë edhe Ahmad Ali Al Sayegh, një nga njerëzit më të fuqishëm të botës së biznesit në Abu Dhabi, si dhe administratori i deleguar i Dolphin Energy Limited, shoqëri e cila strukturon operacionet industriale e tregtare me fqinjët nga Katari.

Komiteti strategjik koordinohet nga një administrator i deleguar Cramer Ball, që po punon me konsulencë nga Roland Berger.
Në planin industrial do të ketë ‘lot dhe gjak’ për ta çuar
Alitalia-n në fitim, gjë e cila po mungon prej vitesh.

Operacioni financiar, që do të bëjë të mundur që kompania të ketë ‘burime të freskëta’ nga prilli i këtij viti është teknikisht i vështirë dhe po mbështetet nga Lazard.

Për aktorët të cilët janë në lojë, për ekuilibrat mes aksionerëve, për atë që është bërë sot transporti ajror, i ndërlikuar edhe nga agresiviteti me të cilin po operojnë kompanitë me kosto të ulët që kanë zbarkuar në Itali e që po shtojnë të ardhurat më shumë se nga çdo vend tjetër.

Të paktën 300 milionë euro investime vlerësohen si të domosdoshme, por kjo shifër mund të ndryshojë për shkak të ndërhyrjeve që mund të bëhen në rafshin industrial e që do t’i takojnë Etihad.

Investitorët emiratas nuk duan që Alitalia të falimentojë. Janë duke parë mundësitë për marrëveshje me kompanitë e tjera. Mendojnë se mund të rigjallërojnë edhe Air Berlin e për këtë është duke u negociuar me Lufthansa.
Por, burime pranë grupit përjashtojnë për momentin hipotezat e futjes si aksioner të shoqërisë ajrore gjermane.

Vetëm vullneti për të injektuar burime të tjera, e vë Etihad Airways edhe një herë në pozicionin udhëheqësit për zgjedhjen e administratorit të ardhshëm të deleguar.

Cramer Ball konsiderohet si njeriu u duhur për të drejtuar kompaninë në gjendje emergjente. Në këtë pikë aksionerët bien të gjithë dakord, sikundër edh epër faktin se administratës aktuale i nevojitet pushim.

Aksionerët e Cai, që zotërojnë 51% e Alitalia, nuk e fshehin zhgënjimin madh që kanë ndaj James Hogan duke qenë se është njeriu që në dy vitet e fundit e ka çuar kompaninë drejt falimentimit. Ai, disa muaj më parë një intervistë për Corriere della Sera, kritikoi qeverinë në mënyrë të hapur për disa investime në promovimin turistik të vendit, ndërsa tani ka marrë rolin e diplomatit. Pasi e di se ekzekutivi do të menaxhojë ndikimin social të planit.
E për këtë do të ketë nevojë pasi Alitalia ka një fuqi punëtore të fryrë. Ka shumë njerëz në zyra dhe në terren, por askush nuk e di ende të përcaktojë nurmin e saktë.
Rreth 175 milionë deri në 180 milionë euro do të duhet të vihen në dispozicion të aksionerëve në banka, si linja të reja të kreditit. Ndërsa 180 milionë euro do të konvertohen në aksione.
Nga këto edhe një linjë e Montepaschi e cila më pas mund të bëhet një partner i vogël Cai.
Pesha e kapitalit, kur operacioni të përfundojë do të mbetet pak a shumë e njëjtë. Etihad nuk do të mund të ngjiten në më shumë se 49%.
Pra, mënyrat për një rritje të kapitalit duhet të studiohen në detaje, po kështu edhe konvertimi i aksione në kredi nga bankat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button