☁️
Tiranë 12°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,596 ▲1.38%
DOW 46,298 ▲1.58%
NASDAQ 21,979 ▲1.53%
NAFTA 90.52 ▼7.85%
ARI 4,371 ▼4.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,478 ▲ +2.47% ETH $2,137 ▲ +2.67% XRP $1.4394 ▲ +3.33% SOL $90.2800 ▲ +3.07%
S&P 500 6,596 ▲1.38 % DOW 46,298 ▲1.58 % NASDAQ 21,979 ▲1.53 % NAFTA 90.52 ▼7.85 % ARI 4,371 ▼4.45 % S&P 500 6,596 ▲1.38 % DOW 46,298 ▲1.58 % NASDAQ 21,979 ▲1.53 % NAFTA 90.52 ▼7.85 % ARI 4,371 ▼4.45 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Globi me 1.1 miliardë njerëz pa energji elektrike, Shqipëria në vendet me akses të lartë

Në 2014, rreth 15 për qind e popullsisë së botës, ose 1.1 miliardë njerëz nuk kishin ishin të lidhur me rrjetin e energjisë elektrike, analizon Banka Botërore, por Shqipëria futet në vendet kur popullsia e saj ka akses të lartë në furnizim me energji në gati 100 për qind të saj.Gati gjysma e banoreve në errësirë ishin në zonat rurale të Afrikës Nënsahariane dhe rreth një e treta ishin banorë ruralë në Azinë Jugore. Vetëm katër vende  India, Nigeria, Etiopia dhe Bangladeshi kanë gati gjysmën e popullsisë që nuk kanë akses në energji elektrike.

 

Elektrifikimi është zgjeruar në të gjitha rajonet dhe në të dy zonat urbane dhe rurale. Në shumicën e rajoneve, pa energji elektrifikimi ka tejkaluar rritjen e popullsisë. Një përjashtim është Afrika Sub-Sahariane, ku elektrifikimi nuk ka vazhduar me rritjen e popullsisë. Më shumë se 154 milionë njerëz më shumë në zonat rurale nuk patën akses në furnizimin me energji krahasuar me vitin 1991.

Harta globale e aksesit në Energji, tregon se kontinentet e Europës, dhe Amerikat e Veriut dhe Jugut kanë aksesin më të më të lartë të furnizimit të energjisë, ku 100 për qind e popullsisë është ne rrjet. Shqipëria është pjesë e këtij zhvillimi si rezultat i një reformë që nisi para viteve 1960 për elektrifikimin e të gjithë vendit nga regjimi komunist.

Energjia moderne përmirëson shumë fusha të jetës së përditshme. Shërbimi shëndetësor dhe shërbimet arsimore që funksionojnë mirë, transporti dhe telekomunikacioni varen nga energjia elektrike. Ndriçimi i një dhome të vetme lejon një fëmijë të lexojë ose të bëjë detyrat e shtëpisë gjatë natës, ndërkohë që fuqia e vazhdueshme mund të mbështesë aparatet më të mëdha, të mbajë ushqimin të ftohur dhe lehtëson punën e bizneseve dhe familjeve në përditshmërinë e tyre.

Alternativa të tjera, ku ato ekzistojnë, shpesh kanë rreziqe të konsiderueshme shëndetësore ose ndotjeje. Emetimet nga burimet joefikase të energjisë në familje si vajguri dhe biomasa tradicionale mund të kontribuojnë drejtpërsëdrejti në sëmundjet dhe vdekshmërinë e parakohshme midis njerëzve më të varfër, të cilët kanë pak ose aspak akses në kujdesin shëndetësor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.