Bota

Goditja e Dragh-it nuk është e gjitha

dragiWolfgang Schäuble kritikohet për politikën e tij të rreptë të kursimeve, Mario Draghi korr kritika për programin e tij të blerjeve të huave. Ai që ka kaq shumë armiq, nuk mund ta ketë kaq gabim, mendon Rolf Wenkel. Simptomat e krizës po shtohen sërish në eurozonë. Rritja ekonomike ka rënë, papunësia është shtuar, reformat strukturore ende nuk duken. Dy kolonat e rëndësishme të euros, Franca dhe Italia po humbasin edhe më tej aftësi konkurruese. Disa ekspertë flasin vetëm për një krizë tjetër të eurozonës, të tjerë shohin në rrezik vetë ekzistencën e eurozonës.
Është e qartë që puna e parë që bëhet është kërkimi i fajtorëve. Amerikanët, italianët dhe francezët tregojnë drejt ministrit gjerman të Financave, Wolfgang Schäuble, i cili nuk ka fare dëshirë të ngrejë një program investimesh të financuar me borxhe. Një kronist i revistës “Spiegel” thotë se ka bankierë të SHBA, të cilët e quajnë mallin e Schäubles për të pasur një buxhet me shpenzime dhe të ardhura në balancë, një akt të terrorizmit ekonomik global.
Por formulime të tilla janë tepër naive. Sepse as bankierët dhe ekonomistët e SHBA nuk mund të presin seriozisht që disa miliarda që do t’i investonte Gjermania në mbushjen e vrimave në rrugët e saj, meremetimi i banjove të shkollave dhe mbështetja e edukimit të fëmijëve të vegjël do të ishin me të vërtetë në gjendje të nxisnin konjunkturën e Evropës. Ndërkohë prej kohësh nuk bëhet më fjalë për konjukturë. Ndërkohë, edhe mbështetësi më i flaktë i euros duhet ta ketë kuptuar se ky sistem monetar ndodhet në një krizë të thellë strukturore – dhe kjo që kur është futur monedha e përbashkët.
Kur shtete sovrane pranojnë një monedhë të përbashkët dhe ngulin këmbë që të ndjekin një politikë vetjake financiare, ekonomike, të tregut të punës dhe sociale, atëherë një mekanikë e thjeshtë ekonomike kujdeset që ky sistem të ketë tendencë të pësojë kolaps. Sepse ngulja këmbë në një politikë sovrane financiare dhe ekonomike bën që aftësia për konkurencë të zhvillohet në mënyrë të ndryshme në vende të ndryshme. Dhe këto disbalanca bëhen gjithnjë e më të mëdha, sepse në një zonë hapësirë të përbashkët monetare mungon mekanika e kompensimit e sistemeve të ndryshme të konvertimit të monedhave. Vende që kanë vështirësi ekonomike, nuk kanë mundësi ta zhvlerësojnë monedhën si më parë. Këto janë forcat centrifugale, të cilat kërcënojnë ta shpërbëjnë euron.
Figura tragjike në këtë lojë quhet Mario Draghi. Italiani në krye të Bankës Qendrore Evropiane synon ta bëjë rrethin katror e t’i kompensojë forcat centrifugale që janë përhapur tek euroja. Ai duhet të hapë ekluzat e parave, në mënyrë që ekonomia që lëngon e bankave të mos thahet. Ai duhet t’i ulë në drejtim të zeros interesat bankare, sepse disa politikanë ende besojnë se konjuktura mund të nxite politikë parash dhe me interesa të ulëta bankare. Dy vjet të shkuara Draghi arriti t’i kufizojë forcat centrifugale që ushtrojnë ndikimin e tyre mbi Euron, kur shpalli se do të blejë pa kufizim hua shtetërore të vendeve në krizë ekonomike. Kjo i qetësoi tregjet, i uli interesat bankare për hua shtetërore nga vendet jugore – por nuk e zgjidhi krizën.
Tani Mario Draghi do të kapet në fijën e tij të fundit të kashtës dhe do ta vërë në jetë programin e tij të blerjeve. Atëherë, vendet e eurozonës që lëkunden mund të marrin sërish borxhe, që do t’u kushtojnë më lirë. Kjo është gjithsesi më e rehatshme, se të luftosh vetë shkaqet e krizës. Por forcat centrifugale të euros mund t’i kufizosh vetëm atëherë kur përpiqesh të rifitosh aftësinë për konkurencë dhe kur e bën vendin tënd atraktiv për investorët e huaj. Kur ngritjet e pagave janë modeste, kur ka më pak burokraci, kur ndërmerren reforma të tregut të punës, kur bëhen investime në infrastrukturë- shkurt: me reforma strukturore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button