☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 03 September 2026
S&P 500 7,667 ▲0.46%
DOW 53,062 ▲0.56%
NASDAQ 26,218 ▲0.45%
NAFTA 91.53 ▲0.57%
ARI 4,483 ▲1.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
₿ CRYPTO
BTC $77,841 ▲ +1.21% ETH $2,402 ▲ +0.35% XRP $1.3670 ▲ +2.54% SOL $100.4600 ▲ +1.27%
S&P 500 7,667 ▲0.46 % DOW 53,062 ▲0.56 % NASDAQ 26,218 ▲0.45 % NAFTA 91.53 ▲0.57 % ARI 4,483 ▲1.55 % S&P 500 7,667 ▲0.46 % DOW 53,062 ▲0.56 % NASDAQ 26,218 ▲0.45 % NAFTA 91.53 ▲0.57 % ARI 4,483 ▲1.55 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
03 Sep 2026
Breaking
Politika

Rama: “Pasqyra Albania” do ndihmojë qytetarët të mos jenë pre e dezinformimit. E dobishme që aty të përfshiheshin edhe pushteti gjyqësor dhe legjislativ

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ministrat dhe grupin parlamentar, ndërsa në fokus të diskutimeve ka qenë edhe platforma “Pasqyra Albania” dhe mënyra se si teknologjia dhe inteligjenca artificiale mund të përdoren për të rritur transparencën dhe kontrollin e qytetarëve mbi institucionet.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se “Pasqyra Albania” dhe “Besa” janë pjesë e përpjekjes për të kuruar “plagët e vendit” dhe për të krijuar një marrëdhënie të re mes qytetarit dhe shtetit.

Rama theksoi se në platformë do të jetë i pranishëm pushteti ekzekutiv, ndërsa sipas tij, do të ishte e dobishme që aty të përfshiheshin edhe dy pushtetet e tjera, ai gjyqësor dhe ai legjislativ.

“Pushteti ekzekutiv do të jetë aktualisht aty, por e mira do të ishte që te ‘Pasqyra Albania’ të jenë edhe dy pushtetet e tjera, ai gjyqësor dhe ai legjislativ. Por kjo mbetet në dorë të tyre”, tha Rama.

Teksa i cilësoi portalet institucionale si “rafte”, Rama tha se “Pasqyra Albania” është një hapësirë që synon t’i japë qytetarit informacion konkret mbi mënyrën se si qeveria merr dhe zbaton vendimet.

“Lidhur me portalet institucionale, ato sot janë rafte. ‘Pasqyra Albania’ është kontratë, është një kontratë kushtetuese e qytetarit me shtetin, ku qytetari nuk gjen çfarë tha qeveria sot, por gjen çfarë po bën qeveria në emrin tim, gjen pse qeveria po e bën këtë vendim, gjen kush e ka në dorë këtë çështje dhe mbi cilin ligj unë mund të provoj apo konsultoj këtë që po thuhet dhe po bëhet”, deklaroi kryeministri.

Sipas Ramës, një nga qëllimet e platformës është që qytetarët të kenë mundësi të verifikojnë informacionin dhe të mos bëhen pre e dezinformimit lidhur me zhvillimet në vend.

“Qytetari të mos bëhet pre e dezinformimit me atë që po bëhet në vend. Pasqyra Albania do të jetë vendi ku qytetari do t’i referohet vetë për të kuptuar se çfarë po bëhet me taksat e tij. Qytetari duhet të ketë mundësi që të gjejë me dokumente dhe procesverbale se çfarë po ndodh realisht”, tha Rama.

Pjesë e “Pasqyrë Albania” do të jetë edhe e-Albania, ku qytetarët do të mund të njoftohen në kohë reale se si mund të zgjidhen problematikat e tyre.

“ E-Albania do të jetë pjesë e “Pasqyrës Albania”, por risia është se halli individual nuk mbetet jetim në mjegullën e padepërtueshme dixhitale. “Pasqyra Albania” pasqyron në kohë reale dhe informon qytetarin se sa zgjat përgjigjja që duhet të marrë, ku ka ngecur procesi dhe mban në kontakt të vazhdueshëm çdo qytetar për çdo ndryshim që bëhet në korpusin legjislativ dhe atë rregullator të vendit. “Pasqyra Albania” do të fitojë një kapacitet të ri, që çdo qytetar të jetë i informuar përmes celularit për çfarë ndodh në fushën e tij të jetës. Një sipërmarrës i vogël, për shembull, ndryshimin e merr në WhatsApp-in e tij në kohë reale, sapo ai ndodh”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.