☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 03 September 2026
S&P 500 7,667 ▲0.46%
DOW 53,062 ▲0.56%
NASDAQ 26,218 ▲0.45%
NAFTA 91.53 ▲0.57%
ARI 4,483 ▲1.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
₿ CRYPTO
BTC $77,841 ▲ +1.21% ETH $2,402 ▲ +0.35% XRP $1.3670 ▲ +2.54% SOL $100.4600 ▲ +1.27%
S&P 500 7,667 ▲0.46 % DOW 53,062 ▲0.56 % NASDAQ 26,218 ▲0.45 % NAFTA 91.53 ▲0.57 % ARI 4,483 ▲1.55 % S&P 500 7,667 ▲0.46 % DOW 53,062 ▲0.56 % NASDAQ 26,218 ▲0.45 % NAFTA 91.53 ▲0.57 % ARI 4,483 ▲1.55 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
03 Sep 2026
Breaking
Politika

Rama: “Pasqyrë Albania” do të njoftojë qytetarët në kohë reale për zjarret dhe përmbytjet

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije nga mbledhja me deputetët dhe kabinetin qeveritar se platforma “Pasqyrë Albania” do të shërbejë edhe për informimin në kohë reale të qytetarëve për situatat e emergjencave. Rama deklaroi se qytetarët që ndodhen në zona të rrezikuara nga zjarret apo përmbytjet do të njoftohen drejtpërdrejt, pa qenë nevoja të presin deklaratat e ministrave apo drejtuesve të emergjencave civile.

“Pasqyrë Albania do të lajmërojë në kohë reale çdo qytetar që ndodhet në zonë rreziku zjarri apo rrezik përmbytjeje”, u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit, qëllimi është që qytetarët të marrin informacion të drejtpërdrejtë dhe të verifikueshëm, pa u mbështetur vetëm te raportimet mediatike apo deklaratat zyrtare. Rama theksoi se mjeti kryesor i platformës do të jetë “kartela publike”, e cila, sipas tij, nuk do të përmbajë mesazhe propagandistike apo deklarata mbi atë që qeveria planifikon të bëjë, por informacion konkret mbi punën që po kryhet.

“Kartela publike plotëson disa kritere shumë të thjeshta: cila është puna që po bëhet, në interes të kujt është, cili institucion e ndjek, cili përgjigjet për pyetjet rreth kësaj pune, ku janë dokumentet, afatet dhe statusi”, deklaroi kryeministri. Sipas Ramës, kjo qasje synon të rrisë transparencën dhe të krijojë një marrëdhënie më të drejtpërdrejtë mes institucioneve dhe qytetarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.