☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,015 ▲ +0.49% ETH $2,267 ▲ +0.68% XRP $1.2509 ▼ -0.23% SOL $94.7100 ▼ -1.42%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Hoxha takohet me zv.kryeministrin e Malit të Zi: Konfirmim i marrëdhënieve të shëndetshme

Ministri i Punëve të Jashtme Ferit Hoxha është takuar në Bled me zëvendëskryeministrin e Jashtëm të Malit të Zi. Këtë takim, Hoxha e ka cilësuar si një konfirmim të marrëdhënieve të shëndetshme mes dy vendeve.

“Ne konfirmuam atë që dihet tashmë dhe që ka qenë gjithmonë prezente: marrëdhënien e shëndetshme dhe miqësore midis dy vendeve tona, si fqinjë të mirë, partnerë të besuar, aleatë të NATO-s dhe në krye të rrugës drejt anëtarësimit në BE”, shkruan Hoxha, krahas fotove me zv. kryeministrin Ervin Ibrahimović.

Kryediplomati shqiptar e vendos theksin këtu, pikërisht pas aludimeve në mediat malazeze se kryeministri Milojko Spajic, kishte akuzuar në mënyrë indirekte Shqipërinë për bashkëpunim me një tjetër vend të rajonit për destabilizimin e Malit të Zi.

Ndër të tjera, në postimin e tij Hoxha shkruan se Shqipëria do të vijojë të kontribuojë në bashkëpunimin rajonal, sigurinë dhe stabilitet me qëllim krijimin e përbashkët të një të ardhme evropiane.

“Shqipëria ka investuar dhe do të vazhdojë të investojë në bashkëpunimin rajonal, sigurinë dhe stabilitetin, lidhshmërinë dhe kontaktet midis njerëzve, sepse kështu ndërtojmë besim, i afrojmë shoqëritë tona dhe krijojmë një të ardhme të përbashkët evropiane për të gjithë”, mbyll Hoxha postimin e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.