☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 03 September 2026
S&P 500 7,667 ▲0.46%
DOW 53,062 ▲0.56%
NASDAQ 26,218 ▲0.45%
NAFTA 91.53 ▲0.57%
ARI 4,483 ▲1.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
₿ CRYPTO
BTC $77,841 ▲ +1.21% ETH $2,402 ▲ +0.35% XRP $1.3670 ▲ +2.54% SOL $100.4600 ▲ +1.27%
S&P 500 7,667 ▲0.46 % DOW 53,062 ▲0.56 % NASDAQ 26,218 ▲0.45 % NAFTA 91.53 ▲0.57 % ARI 4,483 ▲1.55 % S&P 500 7,667 ▲0.46 % DOW 53,062 ▲0.56 % NASDAQ 26,218 ▲0.45 % NAFTA 91.53 ▲0.57 % ARI 4,483 ▲1.55 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
03 Sep 2026
Breaking
Politika

Nga “BESA” te “Shkalla e Meritës”/ Rama mbledh ministrat dhe grupin parlamentar të PS: Duhet të mbyllim hendekun me qytetarët

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të enjte ministrat dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku ka folur për fazën e re politike dhe nevojën për të ndryshuar mënyrën e komunikimit mes shtetit dhe qytetarëve. Në fjalën e tij, Rama u ndal te projektet e reja të komunikimit të qeverisë, duke përmendur “Prania Besnike”, “BESA”, “Pasqyrë Albania” dhe “Shkalla e Meritës”. Ai tha se këto iniciativa nuk duhet të shihen thjesht si platforma komunikimi apo mjete propagandistike, por si pjesë e një reforme më të gjerë në marrëdhënien qytetar-shtet.

“Shqiptarët nuk kanë nevojë për një aplikacion tjetër që i shtohet xhunglës digjitale. Hendeku i hapur mes nesh dhe njerëzve të Shqipërisë së rilindur nuk mbushet me një fjalë, sado të madhe si BESA”, deklaroi Rama. Sipas kryeministrit, hendeku mes qeverisë dhe qytetarëve nuk mund të mbyllet vetëm përmes fushatave të komunikimit, por kërkon ndryshime konkrete në mënyrën se si funksionon shteti. Rama tha se reforma duhet të fokusohet në katër çështje kryesore: mënyrën se si shteti e identifikon dhe trajton një problem, mënyrën se si shumica qeverisëse dëgjon qytetarët, respektimin e premtimeve dhe vendimeve të marra, si dhe garantimin e aksesit në shërbimet publike mbi bazën e meritës.

Kryeministri deklaroi se gjatë dekadës së fundit është bërë një transformim i gjerë i organizimit shtetëror, por sipas tij ende mbeten disa probleme të rëndësishme që duhet të adresohen. Rama veçoi tri “plagë” që, sipas tij, ushqejnë njëra-tjetrën. E para lidhet me një shtet që qytetari e përjeton si një “labirint”, ku shpesh nuk është e qartë se kush duhet të japë përgjigje dhe kur duhet të zgjidhet një problem. E dyta është mungesa e memories institucionale. Rama theksoi se shpesh vendimet merren, premtohet dhe flitet për çështje të ndryshme, por mungon një regjistër i qartë që tregon se çfarë është bërë, çfarë nuk është bërë dhe çfarë ka ndryshuar gjatë rrugës. “Memoria institucionale nuk është protokolli i institucionit, por shumë më tepër se kaq”, u shpreh ai, duke argumentuar se mungesa e saj i kushton si shtetit, ashtu edhe qytetarit.

Plaga e tretë, sipas Ramës, lidhet me atë që ai e cilësoi si “dera që nuk duket” – ndjesinë e përhapur se për një mundësi, njohja mund të vlejë më shumë se merita dhe fati më shumë se ligji.

Në këtë kuadër, kryeministri kërkoi që faza e re politike të shoqërohet me një qasje të re në marrëdhënien mes institucioneve dhe qytetarëve, duke e vendosur meritën, përgjegjshmërinë dhe komunikimin efektiv në qendër të reformës së shtetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.