☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,015 ▲ +0.49% ETH $2,267 ▲ +0.68% XRP $1.2509 ▼ -0.23% SOL $94.7100 ▼ -1.42%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

LIVE! Rama flet para ministrave dhe deputetëve: “Pasqyrë Albania”, një kontratë kushtetuese

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe anëtarët e qeverisë në Pallatin e Brigadave. Në një prononcim për mediat, Rama foli për nismën “Pasqyrë Albania”, të cilën e cilësoi si një kontratë të re kushtetuese mes shtetit dhe qytetarit.

Sipas kryeministrit, platforma synon t’u japë qytetarëve akses te faktet dhe informacionet zyrtare për punët publike, në mënyrë që të mos bien pre e dezinformimit.

“Nuk mbushet me thjesht dhe vetëm një fushatë komunikimi. ‘Besa’, ‘prania besnike’, ‘Pasqyrë Albania’ dhe shkalla e meritës, për të cilën do të flasim pak më gjatë sotë, si dhe i tërë ekosistemi i komunikimit të ri të shtetit me qytetarin, s’janë portale dhe slogane, por komponentët e një reforme të domosdoshme të marrëdhënies qytetar-shtet. Një reformë që rikoncepton 4 pika, se sheh shteti problemin, si e dëgjon shumica njeriun, si mbahet fjala e dhënë me ligj dhe zakon, dhe si hapet dera e shërbimit publik për meritën”, u shpreh kryeministri.

Duke shpjeguar funksionin e “Pasqyrë Albania”, Rama tha se qytetarët do të mund të ndjekin punët publike dhe të kenë akses te dokumentet dhe informacionet përkatëse.

“Ne duhet të ndeshemi me tre plagë që ushqejnë njëra tjetrën, njëra plagë e shtetit labirint, ku qytetari s’di kush dhe kur duhet t’i përgjigjet. Plaga e dytë është mungesa e memories institucionale, nuk mbahet një regjistër i plotë llogarish. E treta është plaga e derës që nuk duket, që e sheh dhe mund ta prekësh te ndienja shpesh herë e drejtë e çdo njeriu në Shqipëri, ku njohja vlen më shumë se merita dhe fati vlen më shumë se ligji. PasqyrAlbania është një kontratë kushtetuese e qytetarit me shtetin, ku qytetari nuk gjen thjesht çfarë tha qeveria sot, madje nuk e gjen fare këtë, por gjen çfarë po bën qeveria në emrin tim, pse po bën këtë apo atë, duke marrë këtë apo atë vendim, kush e ka në dorë çështjen, mbi cilin ligj apo dokument mund të provoj apo konsultoj këtë që më thuhet se po bëhet, ku gjendet sot ecuria e procesit. Bëhet fjalë për çdo proces. Një qytetar sot s’mund të fajësohet pse bie pre e dezinformimit në lidhje me punët dhe shërbimet publike, sepse s’e ka’mundësinë t’i referohet vet kantierit përkatës. Pasqyrë Albania do jetë vendi ku qytetari mund t’i referohet vet çdo gjëje që po bëhet me taksat e tij. Nëse një portal mediatik i thotë se rruga u shemb sepse u gërrye baza dhe u bë një krim, qytetari s’mund të fajësohet për këtë”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.