Kronika

Grabitën banka dhe biznese, 6 shqiptarë para gjyqit

Gjashtë persona, të gjithë shqiptarë, po përballen para trupit gjykues të Gjykatës në Dorneck-Thierstein për dy plaçkitje bankash dhe një numër vjedhjesh të tjera.

Atyre u ngarkohen veprat penale të vjedhjes masive, shkaktim dëmesh materiale dhe prishje të qetësisë. Dy nga të akuzuarit po ashtu fajësohen për shkelje të rregullave të komunikacionit.

Procesi gjyqësor ka filluar të hënën dhe pritet të zgjasë tri ditë. Për mungesë vendi, procesi i gjykimit është bartur në sallën e gjykatës së lartë të Solothurnit.

Sipas aktakuzës, gjashtë shqiptarët, të cilët jo të gjithë jetojnë në Zvicër, më 1 maj të vitit 2015 kishin sulmuar  filialin e Bankës Kantonale të Basellandit në Breitenbach ku kishin vjedhur një sasi parash të gatshme, njofton televizioni Tele M1.

Dy ditë më vonë ata kanë plaçkitur filialin e Bankës Kantonale të Aargaut në Rothrist.

Po ashtu ata kanë plaçkitur edhe dy kioska, përcjell albinfo.ch.

Njëri nga të akuzuarit ngarkohet se në dhjetor të vitit 2010 brenda pak ditëve ka plaçkitur dy kioska në Kantonin e Bernës.

Me atë rast ai ka përvetësuar mbi 3500 paketa cigaresh dhe tax karta. Të gjitha këto me vlerë prej 38000 frangash, ndërsa dëmi i shkaktuar ka qenë afër 20 mijë franga.

Shuma e parave për të cilën ata akuzohen se e kanë plaçkitur është rreth 150 mijë franga.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button