☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,568 ▼ -0.37% ETH $2,003 ▼ -0.92% XRP $1.3254 ▼ -1.55% SOL $81.9400 ▼ -1.33%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Grabiti 3 farmaci brenda 3 muajve, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet për grabitjen e 3 farmacive në Tiranë.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se Egert Boçi ka kryer disa vjedhje gjatë muajve të fundit, 3 prej të cilave janë dokumentuar me prova ligjore. Më datë 31 janar dhe 19 mars, Boçi ka vjedhur shuma të ndryshme parash në një farmaci, në rrugën “Teodor Keko”.

Ai do të vijonte shkeljet duke bërë një tjetër goditje 3 ditë më parë, grabitjen e një shume parash në një farmaci në rrugën “Loni Ligori”.

Me arrestimin e 37-vjeçarit, policia ka mundur të sekuestrojë veshjet të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Boçi dyshohet të jetë autor edhe i disa vjedhjeve të tjera, sakaq vijon puna për dokumentimin e tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.