Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 08 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 96.78 ▲2.51%
ARI 4,736 ▼0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,268 ▲ +0.33% ETH $2,199 ▲ +0.57% XRP $1.3489 ▼ -1.1% SOL $82.8500 ▼ -1.84%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.78 ▲2.51 % ARI 4,736 ▼0.86 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.78 ▲2.51 % ARI 4,736 ▼0.86 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Grabitja në aeroportin e Rinasit, fija e flokut në paruke tradhtoi grabitësit

Report Tv ka siguruar foton e një prej autorëve të grabitjes së 1 milion eurove në pistën e aeroportit të Rinasit 7 muaj më parë më 1 korrik 2016.

Personi që shihni në këtë foto është 40-vjeçari me origjinë nga Elbasani ndërsa identiteti i tij deri në këtë fazë të hetimit është A.Pepa, kjo për shkak të sekretit hetimorë dhe hetiemve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe policisë që janë në zbulim të dy bashkëpunëtorëve të tij.

Ndaj këtij shtetasi të skeduar dhe më parë për precedentët penal është kërkuar dhe ndihma e policive italiane, greke dhe rumune për ta arrestuar pasi dyshohet se ai fshihet duke lëvizur në këto tre shtete.

Por cili ishte roli i A.Pepa në grabitjen spektakolare të korrikut 2016?

Report Tv ka mundur të shoh vendimin e arrestit dhënë në mungesë ndaj tij, vendim në të cilin rezulton se ai ishte në rolin e shoferit të automjetit mercedez benz me ngjyrë të kuqe që shihni në këto pamje të përdorur në grabitje.

Sipas hetimeve ka rezultuar se dhe disa ditë pas grabitjes ky shtetas së bashku me bashkëpunëtorët e tij kanë bërë plane për ruajtien e parave në disa forma të ndryshme e më pas është larguar nga shqipëria.

Për të arritur në identifikimin e këtij grabitësit hetuesit janë ndihmuar nga parukja e mbetur gjatë braktisjes së automjetit të përdorur në grabitje.

Parkuja rezulton se është përdorur nga A.Pepa i cili ka qenë dhe drejtuesi i mjetit që shihni teksa futet në pistën e Rinasit, marrin paratë në harkun kohor të 1 minuti dhe largohen pa u pikasur apo ndalur nga kompania private e sigurisë ICTS në Rinas.

Tre grabitësit kishin planifikuar në detaje marrjen e parave e më pas arratisjen por në momentin e fundit ka ndodhur dhe “gabimi” i tyre që i identifikoi.

Mbërritja e policisë teksa automjeti i përdorur në krim digjej ka bërë të mundur që të shpëtohej parukja në të cilën kish mbetur gjurmë nga A.Pepa, gjurmë të cilat ju nënshtruan ekzaminimit me analizën e ADN-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.