Kosova

Grabovci: Ngjarjet në Kumanovë, masakër ndaj shqiptarëve

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci e ka quajtur të papranueshme dhunën ndaj shqiptarëve në Maqedoni.

Ai tha se dhuna e ushtruar nga Policia e Maqedonisë është e papranueshme. Grabovci tha se deri kur shqiptarët do të përdoren si ‘mish’ për zgjidhjen e problemeve.

Kreu i Grupit parlamentar të PDK-së dyshon se në këtë ngjarje kanë prapavijë edhe partitë politike atje.

Ai tha se tentimi i Maqedonisë për ta involvu Kosovën në këto ngjarje ka të bëjë me mbulimin e krimeve ndaj popullsisë shqiptare atje.

Edhe shefja e GP-së të AAK-së, Donika Kada-Bujupaj kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare hetim serioz lidhur me ngjarjet në Maqedoni.

Ajo tha se nuk kanë informacion të gjerë për ngjarjet atje, por tha se ndien keqardhje nëse Xhafer Zymberi ka qenë pjesë e grupit dhe nëse ka ndërruar jetë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button