Rajoni

GREQI – Ministri i Transporteve, Karamanlis jep dorëheqjen pas tragjedisë hekurudhore

Ministri grek i Infrastrukturës dhe Transporteve, Kostas Karamanlis dha dorëheqjen, pas tragjedisë hekurudhore që shkaktoi të paktën 36 viktima, sipas gazetës greke ”Kathimerini”.

“Sapo jam kthyer nga skena e tragjedisë së trenit në Tempe dhe dhimbja është e papërshkrueshme. Është fakt që hekurudhën greke e kemi marrë në një gjendje që nuk i përshtatet shekullit XXI… Fatkeqësisht, këto përpjekje nuk ishin të mjaftueshme për të parandaluar një aksident të tillë. Dhe kjo është shumë e rëndë për të gjithë ne dhe për mua personalisht”, shkruan Karamanlis në tekstin e dorëheqjes.

”Kur ndodh diçka kaq tragjike, nuk është e mundur të vazhdohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Unë kam disa vite që jam në politikë, por e konsideroj element të domosdoshëm të demokracisë sonë që qytetarët e vendit tonë t’i besojnë sistemit politik. Kjo quhet përgjegjësi politike”, theksoi ai.

”Për këtë arsye jap dorëheqjen nga posti i ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit. Është ajo që e ndjej për detyrë të bëj si një shenjë minimale respekti për kujtimin e njerëzve që u larguan kaq padrejtësisht dhe duke marrë përgjegjësinë për gabimet e përjetshme të shtetit dhe sistemit politik grek. Nga thellësia e zemrës, edhe një herë shpreh dhimbjen dhe mbështetjen time për familjet e viktimave”, përfundon ministri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button