☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,550 ▼0.94%
DOW 46,278 ▼0.84%
NASDAQ 21,693 ▼1.38%
NAFTA 116.11 ▲3.29%
ARI 4,672 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $67,928 ▼ -1.94% ETH $2,066 ▼ -3.53% XRP $1.2995 ▼ -3.54% SOL $78.5100 ▼ -4.68%
S&P 500 6,550 ▼0.94 % DOW 46,278 ▼0.84 % NASDAQ 21,693 ▼1.38 % NAFTA 116.11 ▲3.29 % ARI 4,672 ▼0.27 % S&P 500 6,550 ▼0.94 % DOW 46,278 ▼0.84 % NASDAQ 21,693 ▼1.38 % NAFTA 116.11 ▲3.29 % ARI 4,672 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

Greqi, në kërkim shqiptari që ka vrarë bashkëshorten greke

Autoritetet policore në Greqinë veriore kanë lëshuar një mandat-arresti për një shtetas shqiptar 34-vjeçar, i cili dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij greke, 42 vjeç, me të cilën ka qenë në prag divorci.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të së mërkurës, në fshatin Ormilia të Halkidikisë,100 km në lindje të Selanikut. Sipas informacioneve të deritanishme, policia ka marrë një telefonatë sipas së cilës diçka e dyshimtë kishte ndodhur në shtëpinë ku banonte viktima me dy djem të moshës 4 deri në 6 vjeç.

Kur kanë mbërritur oficerët e policisë kanë gjetur ish-bashkëshorten e  shtetasit shqiptar në një pellg gjaku, ndërsa në trupin e saj kishte shenja nga goditje me thikë.

Autori, pasi ka marrë vetëm një prej fëmijëve, është larguar në fillim në këmbë nga vendngjarja dhe më pas thuhet se ka marrë taksi.

Në zhvillim ndodhet një operacion i policisë greke për gjetjen e tij, ndërsa në gadishmëri ndodhen edhe organet policore në pikat kufitare me Shqipërinë, pasi thuhet se autori ka telefonuar tek një i afërm i tij dhe i ka thënë se po përpiqet të kalojë kufirin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.