Maqedonia

Gruevski u shpallë “luftë speciale” OSBE-së dhe shqiptarëve!

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski përmes mediave të veta të cilat i financon që u dëshmua në bombat e Zaevit në artikullin e fundit të gazetës proqeveritare “Veçer” me titull : “Po përgatiten ekskluzivisht aksione hakmarrëse në Kumanovë dhe pritet të kidnapohen njerëzit e parë të policisë maqedonase”, u shpallë “luftë speciale” shqiptarëve dhe OSBE-së, shkruan Zhurnal.

Në artikull e gazetës ‘Veçer”, shkruhet se “janë të mundshme aksione hakmarrëse dhe rrëmbimi i personave të cilët gjenden lartë në hierarkinë e MPB-së të Maqedonisë”.

Kjo gazetë e financuar nga qeveria e Gruevskit shkon aq larg sa që këtë shqetësim e mbështet në një telegramë interne e dërguar tek funksionarët e policisë maqedonase në bazë të të dhënave operative, të cilët paralajmërojnë akte “terroriste” të grupeve të paidentifikuara të cilët mund të realizohen në Kumanovë.

Ky shkrim bazohet edhe në të dhënat e medias tjetër proqeveritare Tv Sitel. Sipas burimeve të këtyre dy mediave maqedonase “qëllimi i këtyre aksioneve hakmarrëse është që të bëhet këmbimi me të paraburgosurit kosovarë në burgun e Shutkës në Shkup, që nënkupton se nëse rrëmbehen policë maqedonas do të kërkohej lirimi i të paraburgosurve kosovarë në burgun e Shutkës”.

Nga MPB-ja kanë informuar se po ndjekin situatën dhe po marrin të gjitha masat për të parandaluar rreziqet dhe kërcënimet. Ndryshe, “lufta speciale” në Kumanovë me këtë nuk po ndalet nga makineria propagandistike e qeverisë së Gruevskit, i cili më 9 maj dyshohet se inskenoi incidentin e armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku mbetën të vrarë 10 pjesëtarë të policisë maqedonase dhe grupit të armatosur nga Kosova.

Nga ana tjetër e përditshmja maqedonase “Dnevnik” po ashtu e afërt me pushtetin doli me një artikull me titull: “OSBE ka pasur dijeni dhe ka fshehur informatën se terroristët përgatisin sulm në Goshincë”.

Në këtë shkrim kjo gazetë akuzon OSBE-në me seli në Shkup se “tre javë para se të ndodhë incidenti në stacionin policor në Goshincë, OSBE e ka ditur se pjesëtarë të UÇK-së në rajonin e Likovës kanë kërkuar ndihmë logjistike që të stacionohet një grup i madh i armatosur”.

Këto informacione sipas “Dnevnik”, OSBE i ka ditur por nuk i ka paralajmëruar shërbimet maqedonase të sigurisë.

Se misioni i OSBE-së ka pasur dijeni për grupin e armatosur dhe përgatitjen e aksioneve në rajonin e Likovës dëshmohet në raportin e kësaj organizate ndërkombëtare që është mbajtur më 22 prill menjëherë pas ngjarjeve në Goshincë, shkruan Dnevnik, transmeton Zhurnal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button