MaqedoniaRajoni

Gruevski: Zaevi, marionet e strukturave që nuk ia duan të mirën vendit

Kryeministri dhe  lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski nga Prilepi porositi liderin e opozitës Zoran Zaev, se nuk do të lejojë destabilizimin e vendit apo çfarëdo lloj konflikti ndër qytetar. Gruevski akuzoi oponentin e tij politik Zaevin se nuk është i vetëdijshëm se çfarë flet, se është peng dhe marionetë e strukturave që nuk ia duan të mirën vendit.

“Rri urtë dhe mos luaj lojë. Po flet fjalë të rënda. Mos luaj,  mos të të mashtrojë djalli që të bësh ndonjë marrëzi. Nëse ne rrimë urtë dhe të lëmë të na hipësh mbi kokë, nuk do të thotë se do të lejojmë që të bësh edhe konflikt ndër-qytetarë. Mos ëndërro diçka të tillë se dikush do të lejojë që të luash me sigurinë e shtetit dhe qytetarëve të saj”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.

Gruevski komentoi edhe çështjen e amnistisë për të gjithë të përfshirët në procesin e përgjimeve duke e quajtur atë qesharake dhe se kjo buron drejtpërsëdrejti nga vet LSDM-ja.

“Ne treguam disa herë dhe qëndrimi ynë është i qartë për këtë çështje, duhet të ketë zgjidhje juridike e  më pas edhe politike. Ky është realiteti. I mjeri Lubço, duke dëshiruar ti ndihmojë, menjëherë morri kërcënime. Kërcënimet tek Zaevi si duket vijnë në mënyrë instiktive”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër.

Gruevski madje tha se ndërkombëtarët, të cilët sipas tij ia duan të mirën vendit, i kanë sugjeruar Zaevit se duhet të ketë qasje serioze dhe përgjegjëse për procesin gjyqësor ‘Puçi’ dhe përgjimet.

“Unë do ju tregoj se çfarë mbështet bashkësia ndërkombëtare. Ata mbështesin që kjo të përfundoj sa më shpejt pasi ia duan të mirën shtetit dhe janë të vetëdijshëm se dëmin që ky person me këtë sjellje ia bën shtetit, është i madh dhe mund të cenoj perspektivën e saj. Ndërkombëtarët dëshirojnë qasje serioze dhe përgjegjëse ndaj procesit ‘Puç’ dhe paraqitjet që dolën nga sulmet e opozitës. Miqtë tanë ndërkombëtar dëshirojnë Maqedoni stabile e cila do ta vazhdoj kursin e reformave dhe do të krijojë kushte më të mira për qytetarët përmes proceseve demokratike. E gjithë kjo është në rregull dhe duhet të merret seriozisht dhe me përgjegjësi dhe ne atë e bëjmë në kontest të aspiratave për integrim euroatlantik por më me rëndësi është çfarë donë populli i Maqedonisë”, u shpreh Nikolla Gruevski, kryeministër.

Gruevski pranoi se qeveria e tij ka gabime dhe se din ti korrigjojnë ato. Gruevski foli pak edhe për ish liderin e LSDM-së Branko Cërvenkovskin. Ai tha se çdo simpatizant lojal i LSDM-së thotë se Branko është në nivel të Zotit, se ai është gjithkund  apo deri në zgjidhjen e Pendarovskit apo Zhernovskit për lider të LSDM-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button