GRUPI I KOKAINES/ Gjykata ‘arrest me burg’ për dy vëllezërit Dalipi
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën “arrest me burg”, për katër personat e tjerë të akuzuar për trafik kokaine.
Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata vendosi masën e arrestit për dy vëlezërit Arjan dhe Klement Dalipi, si dhe për shtetasin Gentian Batkun dhe Gentjan Gjonaj, të arrestuar pas zbulimit të laboratorit të drogës në fshatin Xibrakë në Elbasan pak ditë më parë.
Një ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Renda vendosi masën e arrestit me burg edhe për Ermal Hoxhë, nipi i ish-diktatorit, si dhe për Ilir Hysenin, i akuzuar si kreu i grupit të kokainës.
Më herët, janë vendosur masat e arresit më burg edhe për dy shtetasit kolumbianë, arrestuar brenda laboratorit të droges dhe Kastriot Imerit, pjesë e rrjetit të trafikut.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.