☁️
Tiranë 8°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 97.01 ▲1.62%
ARI 4,850 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $71,167 ▼ -4.17% ETH $2,201 ▼ -5.64% XRP $1.4625 ▼ -4.11% SOL $90.3000 ▼ -4.82%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 97.01 ▲1.62 % ARI 4,850 ▼0.94 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 97.01 ▲1.62 % ARI 4,850 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
Kosova

GSJP: Përgjegjëse për emigrimin është Qeveria e Kosovës

Përgjegjëse për migrim eventual ilegal, nga 88 për qind, e njëmijë të anketuarve të analizës “Profili i migrantit kosovar: Cilët qytetarë janë më të prirë të migrojnë në vendet e BE-së”, shihet të jetë Qeveria e Kosovës.

Sipas analizës së hartuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP), që është publikuar të hënën, arsyet se pse qytetarët e Kosovës do të migronin janë humbja e shpresës se situata socio-ekonomike dhe politike do të përmirësohet, kërkimi i një jetë më të mirë dhe situata e rëndë ekonomike, raporton Koha.net.

Rezultatet e analizës empirike, që është bazuar në intervistimin e një mijë personave gjatë muajit mars të këtij viti, tregojnë se shumica e individëve të gatshme për të migruar i takojnë grupmoshave të reja.

45 për qind e individëve që i takojnë grupmoshës 18-25 vjet dhe asaj 25-34, janë shprehur të gatshëm për të migruar.

Në bazë të kësaj analize, GSJP-ja ka nxjerr edhe disa rekomandime. Njëra nga to është që Qeveria e Kosovës duhet të ketë një qasje proaktive në negocimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve për punësim sezonal me vendet e BE-së, ShBA-së, Kanadanë dhe Australinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.