🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,900 ▲ +0.08% ETH $2,057 ▼ -0.1% XRP $1.3172 ▲ +0.19% SOL $80.3400 ▲ +1.74%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Amerika

Guiliani merr 148 milionë dollarë gjobë për shpifje ndaj dy punonjësve të zgjedhjeve në Xhorxhia

Një juri vendosi t’i japë 148 milionë dollarë dëmshpërblim dy ish-punonjësve të zgjedhjeve në Xhorxhia, të cilët paditën avokatin Rudy Giuliani për shpifje dhe për gënjeshtrat që ai përhapi rreth tyre në vitin 2020, të cilat vështirësuan jetën e tyre dhe çuan në kërcënime dhe ngacmime raciste.

Vendimi i së premtes pason dëshminë me lot të Wandrea “Shaye” Moss dhe nënës së saj, Ruby Freeman, mbi pasojat e që përjetuan nga teoritë e rreme të nxitura nga Giuliani dhe aleatët e tjerë republikanë të Ish Presidentit Donald Trump.

Juria e shqyrtoi çështjen për më shumë se tre orë të enjten, pas një gjyqi tre-ditor në gjykatën federale të Uashingtonit. Zoti Giuliani tashmë është shpallur përgjegjës për shpifje për këtë rast.

Wandrea “Shaye” Moss dhe nëna e saj, Ruby Freeman, kërkuan dhjetëra miliona dollarë dëmshpërblime lidhur me pretendimet e rreme të zotit Giuliani që i akuzoi ato për mashtrime me votat ndërsa ish-kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut po përpiqej të mbante në Shtëpinë e Bardhë republikanin Donald Trump pasi demokrati Joe Biden i fitoi zgjedhjet presidenciale në vitin 2020.

Ndërkohë, zoti Giuliani përballet me akuza të tjera lidhur me kohën kur shërbente si përfaqësues ligjir i zotit Trump.

Zoti Giuliani ka vazhduar të përsërisë teorinë e rreme të konspiracionit ku pretendon se dy gratë ndërhynë në zgjedhjet në Xhorxhia, përfshirë komentet e bëra të hënën para gazetarëve pas fillimit të gjyqit, argumentuan avokatët e dy grave në deklaratat përmbyllëse.

Avokatët kërkuan një dëmshpërblim prej të paktën 47 milionë dollarësh për ato që dy gratë përjetuan si rezultat i frikësimeve dhe kërcënimeve të jetës së tyre.

Avokati i zotit Giuliani ka pranuar se klienti i tij kishte gabuar, por ka këmbëngulur se ai nuk ishte plotësisht përgjegjës për problemet me të cilat u përballën gratë. Dëmshpërbilmet që kërkojnë gratë janë padrejtësisht të larta dhe do ta shkatërronin financiarisht zotin Giuliani, argumentoi avokati mbrojtës.

Zoti Giuliani tha se do të apelojë vendimin, duke e quajtur shumën e dhënë “absurde”. Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut pranoi më parë në dokumentet e gjykatës se ai akuzoi në mënyrë të rreme gratë për manipulim të votave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.