Guterres nga Islamabadi: thirrje të gjitha palëve t’i japin fund luftës dhe të kthehen te diplomacia

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u bëri thirrje të martën të gjitha palëve në luftën SHBA–Iran t’i japin fund konfliktit dhe të kthehen te diplomacia, siç raporton Al Jazeera. Duke folur për gazetarët në Islamabad, krah ministrit të Jashtëm pakistanez Ishaq Dar, Guterres e lidhi paqen në rajon me “të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje dhe krijimin e një shteti palestinez”. Ai gjithashtu lavdëroi rolin e Pakistanit në ndërmjetësimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Vizita e Guterres në Pakistan vjen në një moment kritik, teksa Islamabadi po përpiqet të luajë rol ndërmjetësues për t’i dhënë fund luftës që ka paralizuar Ngushticën e Hormuzit dhe ka trazuar tregjet globale të energjisë. Thirrja e sekretarit të OKB-së pason ditët e tensioneve të reja, me sulme të vazhdueshme në Jemen dhe paralajmërime të ndërsjella mes Uashingtonit dhe Teheranit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.