Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 93.34 ▼2.29%
ARI 4,999 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,000 ▼ -0.29% ETH $2,321 ▼ -0.12% XRP $1.5232 ▼ -0.32% SOL $94.1200 ▼ -0.36%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 93.34 ▼2.29 % ARI 4,999 ▼0.18 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 93.34 ▼2.29 % ARI 4,999 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Guvernatori Sejko do të prezantojë raportin e BSH-së për vitin 2015

Guvernatori i Bankës se Shqipërisë,Gent Sejko do të prezantojë të martën në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, Raportin Vjetor të Bankës Qendrore për vitin 2015, bën të ditur në një njoftim për shtyp, BSH-ja.

Guvernatori Sejko po paraqesë drejtimet kryesore të punës gjatë vitit të kaluar, përfshirë politikën monetare, stabilitetin financiar, si dhe një përmbledhje të gjendjes ekonomiko-financiare të vendit.

Në kete prezantim të raportit, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë pritet të parashtrojë sfidat me të cilat po përballet ekonomia shqiptare, drejtimet kryesore të politikës monetare në vijim, një opinion mbi zhvillimet në ekonominë botërore dhe ndikimin e saj në ekonominë shqiptare.

Pak ditë më parë në konferencën e përbashkët për shtyp, me Misionin e FMN-së dhe Ministrin e Financave, Guvernatori Sejko, deklaroi se, ekonomia shqiptare vazhdon të mbetet në një trajektore pozitive zhvillimi. Rritja ekonomike u përshpejtua më tej gjatë vitit 2015, mbështetur nga zgjerimi i investimeve dhe nga përmirësimi i bilancit të shkëmbimeve tregtare me partnerët e huaj. Ndërsa konsumi privat shfaqi shenja gjallërimi në gjysmën e dytë të vitit, dhe konsumi publik vazhdoi të mbetet i kufizuar, në përputhje me strategjinë e konsolidimit fiskal.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.