☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 98.16 ▼3.18%
ARI 4,748 ▲1.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,652 ▲ +1.85% ETH $2,133 ▲ +3.67% XRP $1.3551 ▲ +2.43% SOL $83.7600 ▲ +0.59%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.16 ▼3.18 % ARI 4,748 ▲1.47 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.16 ▼3.18 % ARI 4,748 ▲1.47 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Guvernatori Sejko: FMN dhe BB partnerë kryesorë mbështetës për vendet në zhvillim

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore duhet te mbeten partnerët kryesorë mbështetës për vendet në zhvillim lidhur me shmangien e efekteve negative të goditjeve potenciale, me origjinë të brendshme apo të jashtme. Pikërisht këtu ka vënë theksin Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko gjatë pjesëmarrjes së tij në mbledhjen Konstituencës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), e cila u zhvillua në Lisbonë, Portugali.

Nga Shqipëria, pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues të lartë të Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, të kryesuar nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Erjon Luçi.

Guvernatori Sejko bëri një ekspoze të situatës ekonomike dhe financiare shqiptare ku theksoi se aktiviteti ekonomik në vend ka vijuar të shënojë përmirësim dhe shprehu angazhimin e Bankës së Shqipërisë për të dhënë të gjithë mbështetjen e duhur për të përshpejtuar aktivitetin e ardhshëm ekonomik të vendit.

Për sa i përket sektorit bankar, Guvernatori nënvizoi se trajtimi i çështjes së kredive me probleme dhe stimulimi i përdorimit të monedhës kombëtare kanë qenë angazhimet kryesore të Bankës së Shqipërisë, të shoqëruara me plane veprimi, ku përfshihen një sërë përmirësimesh ligjore, fiskale dhe rregullatore.

Sejko paraqiti pikëpamjet e Bankës së Shqipërisë mbi temat kryesore të diskutimit ku  theksoi se Banka e Shqipërisë mirëpret rishikimet periodike të metodologjisë dhe strukturës së shpërndarjes së kuotave, por theksoi nevojën për kujdesin që duhet bërë në mënyrë që këto rishikime të mos cenojnë fokusin e punës dhe angazhimin e institucionit për përmbushjen e objektivave të tij.

Takimi në Lisbonë mblodhi së bashku guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare të konstituencës, për të diskutuar zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore dhe ekonomive përkatëse.

Përfaqësues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) prezantuan perspektivat e këtyre dy institucioneve lidhur me rishikimin e kuotave dhe rritjen e kapitalit, si dhe prioritetet për sigurimin e rritjes së qëndrueshme, afatgjatë dhe gjithëpërfshirëse të vendeve. Një tjetër temë e trajtuar në këtë takim ishte menaxhimi i rrezikut dhe mekanizmat e sigurimit nga ndryshimi i klimës dhe efektet makroekonomike të goditjeve klimaterike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.