roze

Hajdutët vjedhin dorëshkrimet e librit “Grei”

Libri më i ri i El James i titulluar “Grei”, ku tregohet historia e “50 hijet e Greit” në këndvështrimin e personazhit kryesor, Christian, rrezikon që fillimisht të shitet në tregun e zi.

Hajdutët kanë vjedhur dorëshkrimet e El James, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet, bashkë me shtëpinë botuese “Penguin Randomhouse”. Ky libër ishte planifikuar të hidhej në treg më 18 qershor.

Ekziston frika që hajdutët do ta nxjerrin librin në tregun e zi ose t’ua shesin atë mediave, në mënyrë që ato të zbulojnë pjesë të librit. Nga shtëpia botuese nuk pranuan të komentojnë se si janë vjedhur dorëshkrimet, pasi rasti është duke u hetuar nga policia.

James pati  sukses me triologjinë “50 hijet e Greit”, përkthyer në më shumë se 50 gjuhë të botës, duke shitur mbi 125 milionë kopje, e për më tepër edhe me versionin kinematografik, që arkëtoi mbi 500 milionë dollarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button