Kosova

Haliti: 24 marsi ’99, datë e veçantë historike

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhaviti Haliti tha se sot Republika e Kosovës shënon gjashtëmbëdhjetë vjetorin e sulmeve ajrore të NATO-s kundër regjimit shtypës të Slobodan Milosheviqit dhe shtatëmbëdhjetë vjetorin e shtrirjes së luftës çlirimtare të UÇK-së në Dukagjin.

haliti-24-marsi-99-dat-euml-e-ve-ccedil-ant-euml-historike_hdAi tha se 24 marsi i vitit 1999, kur u dha urdhri për sulme mbi caqet serbe në Serbi dhe në Kosovë, shënon një nga datat më të veçanta historike të Kosovës dhe Kombit shqiptar.

“Kjo datë shënon fillimin e fundit të një epoke të rëndë të robërisë për popullin shqiptar në Kosovë dhe paralajmërimin e fuqishëm se pranverat që do vijnë më pas si dhe vetë e ardhmja do të jenë krejt më ndryshme. Fushata e bombardimeve për 78 ditë me radhë nga ana e NATO-s, e paraprirë nga përpjekjet e shumta, lufta çlirimtare e UÇK-së dhe sakrificat e panumërta të popullit shqiptar, i hapi rrugën çlirimit dhe lirisë së Kosovës”, tha Haliti.

“Nëntë vite më vonë, më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë dhe krahas anëtarësimit në mekanizma të ndryshme ndërkombëtare, deri më tani është njohur mbi 100 vende të botës. Mbetet detyrim i vazhdueshëm dhe parësorë i qytetarëve shqiptarë të Republikës së Kosovës, si shumicë që janë, institucioneve të shtetit, partive politike, shoqërisë civile dhe medieve që të mbrojnë ndërhyrjen e NATO-së, duke e bërë Kosovën shtet me demokraci të zhvilluar, ku çdo qytetarë të ndjehet i lirë, i sigurt dhe i barabartë, pavarësisht përkatësisë nacionale, bindjes politike a fetare, dinjitoze për sakrificat që çuan në pavarësinë e saj”, shprehet anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button