Kosova

Haliti: Rama s’shkoi në Serbi ta shesë Kosovën

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, i ka komentuar debatet e ditëve të fundit për marrëdhëniet Kosovë – Shqipëri.

“Nuk është gabim shkuarja e Edi Ramës në Serbi. Ai nuk ka shkuar atje ta shes Kosovën, apo të dëmtojë interesat e Shqipërisë”, ka deklaruar Haliti.

“Dëshira e Serbisë është rruga drejt Europës dhe pa fqinjësi të mirë kjo nuk mund të arrihet”, është shprehur Haliti në “Zona B” në Klan Kosova.

“Nuk e di që Enver Hoxhaj e ka kundërshtuar shkuarjen e Edi Ramës atje, e kam lexuar deklaratën e tij”, ka thënë nënkryetari i Kuvendit.

“Faktor i fuqishëm Shqipëria nuk është, por mund të ndihmojë shumë në çështjen e Kosovës”, ka deklaruar Haliti.

Nënkryetari i Kuvendit ka folur edhe për pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

“Procesi i pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është i gjatë. Kërkesën për këtë pranim e bën Ministria e Jashtme, kryeministri ose presidenti”, ka thënë ai.

“Ne kemi bërë një veprim tjetër që delegacionin e Kuvendit të Kosovës e ka futur në sallën plenare të Këshillit të Europës”, ka treguar Haliti.

“Pra ne kemi bashkëpunuar ngushtë me delegacionin e Shqipërisë, aq sa ne kemi qenë të përkushtuar për të realizuar këtë arritje, merita ka edhe Valentina Leskaj nga delegacioni i Shqipërisë”, ka thënë nënkryetari i Kuvendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button