🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,790 ▼ -2.75% ETH $2,182 ▼ -2.95% XRP $1.3225 ▼ -1.64% SOL $81.5500 ▼ -3.7%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Han sot në Shkup, edhe një tentim për zgjidhjen e krizës

​Komisari për negociata dhe zgjerim i Bashkimit Evropian Johannes Hahn, do ta vizitojë sot Maqedoninë, për t’u takuar me liderët e katër partive më të mëdha politike.

Sipas paralajmërimeve, kjo do të jetë përpjekja e fundit për arritjen e një marrëveshjeje mes liderëve politikë në Maqedoni, gjegjësisht mes kryeministrit dhe lider i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe liderit të LSDM-së dhe opozitës maqedonase Zoran Zaev. Në takimet e këtilla të liderëve marrin pjesë edhe kryetarët e dy partive më të mëdha shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së.

Komisarin Hahn kësaj radhe në Shkup do ta shoqërojë treshja e euro-parlamentarëve Richard Hoëitt, Ivo Vajgl dhe Eduard Kukan.

Në takimin e fundit eurokomisari Han nuk mori pjesë me arsyetimin se palët në bisedime nuk kishin lëvizur nga pozicionet e tyre të ngurta.

Në një tentim për të nxitur zgjidhjen e krizës së thellë politike në të cilën gjendet vendi, dje në Shkup qëndroi edhe ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland, e cila pati takime të ndara me të katër liderët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.