Hap i madh në gjenetikë: Eliminohet kromozomi shtesë që shkakton Sindromën Down
– Shkencëtarët kanë arritur të eliminojnë kromozomin shtesë që shkakton Sindromën Down duke përdorur teknologjinë CRISPR.
Studimi u realizua nga një ekip japonez në “Universitetin Mie”, i udhëhequr nga Ryotaro Hashizume, dhe u publikua në revistën shkencore ndërkombëtare “Scientist”.
Shkencëtarët kanë hequr kromozomin e tepërt nga qelizat njerëzore në laborator, duke shënuar një zhvillim të rëndësishëm në kërkimet për trajtimin e kësaj gjendjeje gjenetike.
Ekipi, i udhëhequr nga Ryotaro Hashizume, arriti të rikthejë funksionimin normal të qelizave në më shumë se 30% të rasteve të trajtuara.
Ky studim përfaqëson një moment kyç në trajtimin e Trisomia 21, duke synuar drejtpërdrejt kromozomin shtesë përgjegjës për vështirësitë njohëse dhe zhvillimore që lidhen me këtë sindromë.
Megjithatë, kërkimi është ende në fazat e hershme dhe është realizuar vetëm në kushte laboratorike.
Sipas ekspertëve, nevojiten studime të mëtejshme për të vërtetuar sigurinë dhe efektivitetin e kësaj metode në organizma të gjallë.
Aftësia për të eliminuar një kromozom të tërë – dhe jo vetëm për të modifikuar gjene të veçanta – konsiderohet një hap i madh përpara në zhvillimin e mjekësisë precize dhe terapive gjenetike.
Shkencëtarët theksojnë se aplikimi i kësaj teknologjie tek njerëzit do të kërkojë kohë, si dhe një vlerësim të kujdesshëm etik.
Megjithatë, ky zbulim ofron një perspektivë premtuese për trajtime që synojnë rrënjën gjenetike të sëmundjes, duke hapur rrugën për ndërhyrje më efektive në të ardhmen. //a.i/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.