☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,745 ▼ -0.1% ETH $2,086 ▼ -0.17% XRP $1.3953 ▲ +0.09% SOL $87.3000 ▼ -0.8%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Hapet kufiri greko-maqedonas për refugjatët

Emigrantët ekonomikë, të cilët që prej dy ditësh kishin bllokuar kalimin e kufirit greko-maqedonas, më në fund vendosën të lejojnë refugjatët nga Siria, Afganistani dhe Iraku për kalimin e kufirit.

Grupi i emigrantëve ekonomikë, të cilin policia greke nuk mundi ta largonte duke i siguruar kështu kalimin e kufirit grupit të refugjatëve, pas negociatave me UNHCR-në, vendosi ta lirojë kufirin.

Për të siguruar rrugën për të kaluar refugjatët në Maqedoni, policia greke me forcë dhe gaz lotsjellës arriti t’i largonte mijëra emigrantët ekonomikë, por në grupin e fundit nuk mundi të ndërhyjë, për arsye se mes tyre kishte fëmijë dhe të moshuar.

Refugjatët ishin të bllokuar mes Greqisë dhe Maqedonisë, për shkak se emigrantët ekonomikë nga Bangladeshi, Pakistani, Irani dhe Maroku mëngjesin e djeshëm bllokuan kalimin e kufirit, pasi sipas tyre kufiri duhet të jetë i hapur për të gjithë e jo të selektohen personat nga origjina e shtetit nga vijnë.

Ata tashmë ndodhen të bllokuar në vendkalimin kufitar greko-maqedonas, për shkak se vendet e Evropës vendosën që të pranojnë refugjatë vetëm nga Siria, Afganistani dhe Iraku, ndërsa jo emigrantë ekonomikë nga vendet ku nuk ka luftë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.