Politika

Hapet për publikun “Shtëpia me gjethe”, Rama falënderon Visho Ajazi Likën: Do hapim dosjet. Bashkim Shehu: Si përgjohej në komunizëm

Ish-kryeqendra e Sigurimit të Shtetit, e njohur si “Shtëpia me gjethe” e cila ndodhet pranë qendrës së Tiranës, është hapur paraditen e së shtunës si një muze për publikun.
u2_muzeuNë ceremoninë e rastit, kryeministri Edi Rama falënderoi për bashkëpunimin në dhënin e informacioneve dhe vënien në dispozicion të kësaj godine, kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Likën.
Pas kritikave në distancë të bëra disa muaj më parë lidhur me punën e SHISH-it në Shqipëri, ky është vlerësimi i parë që Rama bën ndaj kreut të këtij shërbimi, edhe pse në këtë rast për vënien në dispozicion të një godine që nuk ishte funksionale për SHISH-n që nga viti 2003.

“U harrua një falënderim nga ministrja e Kulturës për Drejtorin e sotëm të Shërbimit Informativ të Shtetit, që unë e falënderoj për gatishmërinë dhe për bashkëpunimin sepse kjo godinë, deri para se në të hynim këtu sot, ka qenë një goditën që për inceri ka qenë pjesë e infrastrukturës së shërbimit të fshehtë”, -deklaroi Rama. Ndërsa tha se e ka suprizuar shumë fakti që sipas Drejtorit të Shërbimit, por dhe specialistëve të pyetur, edhe pse Shqipëria e kohës ishte larg së qeni një fuqi e standardeve të larta teknologjike, “në këtë godinë ka pasur pajisjet më të sofistikuara për kohën, të cilat gjatë dekadave janë ndërruar duke I zëvendësuar me pajisjet më të reja të asaj kohe të sjella nga perëndimi capitalist me të cilën edhe kjo godinë luftonte”.

Duke folur për të kaluarën komuniste dhe rrjetin e infrastrukturës e të përgjimeve që kishte vendosur sistemi, Rama premtoi hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, duke thënë se procesi do të bëhet sipas modelit gjerman.

“Pjesë tjetër do të jetë edhe hapja e dosjeve që është kthyer në një projektligj të dorëzuar në Kuvend. Ky projekt do të bazohet në modelin gjerman, duke u bazuar në të shkuarën, por pa e përdorur të shkuarën për një luftë politike, por duke e vënë të shkuarën në dispozicion që kjo histori të jetë e papërsëritshme”,-deklaroi Rama. Lidhur me projektet për të zbuluar të kaluarën komuniste për sa i përket infrastrukturës së ngritur nga sistemi për përgjimet, Rama tha se shumë shpejt do të fillojë zbulimi i tuneleve të nëndheshme për qytetarët që ndodhen në qendër të Tiranës.

“Duke filluar nga qendra e Tiranës, duke vazhduaër më tej duke prekur pikën tjetër të Pallatit Antiatomik të regjimit dhe për t’u shtrisë në formën e një rrjete merimange siç ishte e gjithë rrjeta e strukturës në Shqipëri, duke u kthyer në një labirin ku gjeneratat e reja mund të njihen me infrastrukturën fizike dhe filozofike të regjimit”,-deklaroi Rama.

Në fjalën e tij, Bashkim Shehu, një nga organizatorët e projektit-muze, shpejtoi shkurtimisht se si ishte ngritur sistemi i përgjimeve në sistemin komunist.

“Në tërësi për fenomenin e përgjimeve ideja jonë është ta vendosim në këtë aspect. Si pjesë e kontrollit totalitar dhe rezultatet e përgjimeve. Për kontrollin, mund të përmblidhet që nuk ka përgjim pa informim, pa një spiunim nga dikush, nga informatorët me dosje apo pa dosje. Nga ana tjetër është ai I rezultateve të përgjimit. Këto mund të përmblidhen në thënien e një nga të sigurimit, që nuk ka arrestim pa përgjim. Përjashto pjesën që kapeshin në flagrancë, të gjitha ata që futeshin në burg përgjoheshin”,-deklaroi Shehu.

Nga ana e saj, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro bëri një prezantim të shkurtë se çfarë është ekspozuar në muzeun e ish-sigurimit të Shtetit.

“Sot s’kemi gjë për të fshehur, ato duhet të happen sepse duhet të tregojmë e të edukojmë. Prandaj hapsirat tabu, duam ti hapim”,-deklaroi Kumbaro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button