☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,073 ▼ -0.07% ETH $2,259 ▲ +0.48% XRP $1.3532 ▼ -0.21% SOL $84.7600 ▼ -0.15%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kosova

Haradinaj: BE-ja po tregohet e pasuksesshme në Ballkan

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, në një tryezë politike me temën “Ndërtimi i raporteve shqiptaro-serbe” që po mbahet në Mitrovicë, e ku po marrin pjesë personalitete të rëndësishme nga jeta politike në vend si përfaqësues diplomatikë nga shumë vende, tha se është urgjente njohja e ndërsjelltë e Kosovës dhe Serbisë.

“Çdo vonesë në këtë proces, po krijon vakum dhe keqkuptime të shumta”, thuhet në një komunikatë të AAK-së.

Haradinaj tha se në këtë proces rol vendimtar mund të luaj faktori ndërkombëtar.

Duke folur për Bashkimin Evropian, ai tha se BE-ja po tregohet e pasuksesshme në Ballkan. Rasti i Kosovës, e cila vazhdon akoma të jetë në një fazë tranzicioni, rasti i moszgjidhjes së çështjës së emrit të Maqedonisë si dhe Greqia, janë vetëm disa shembuj mossuksesi të BE-së në Ballkan.

Haradinaj tha se konferenca e sotme është një rast i mirë që të harrohen tabutë dhe gjërat të thuhen hapur.
Kosova duhet ta përfundojë atë që quhet fazë e tranzicionit dhe të përfshihet seriozisht në të gjitha proceset integruese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.