Kosova

Haradinaj: Po përgatitemi për hapat e mëdhenj e vendimtarë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se AAK do të gjejë rrugën për të tejkaluar vështirësitë e mëdha që po shkaktohen nga qeverisja e dobët.

Në 15 vjetorin e themelimit të AAK-së,Haradinaj thotë se do të gjejë rrugën për të realizuar vullnetin e qytetarëve për jetë të dinjitetshme, begati, shtet ligjor, zhvillim ekonomik dhe integrim euro-atlantik.

Ai në një opinion dërguar mediave, ka shkruar se 15 vjet janë bërë që nga themelimi i Aleancës.

“Angazhimi i subjektit tonë partiak ka qenë përcaktues në shumë prej proceseve historike të Kosovës. Në krijimin e institucioneve të para demokratike, në funksionalizimin e qeverisjes, në pavarësinë e Kosovës dhe zhvillimin e debatit publik”, ka thënë Haradinaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button