☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.79 ▼0.54%
ARI 4,862 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,481 ▲ +0.16% ETH $2,336 ▼ -1.42% XRP $1.3602 ▼ -0.56% SOL $83.7100 ▼ -3.4%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.79 ▼0.54 % ARI 4,862 ▲0.25 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.79 ▼0.54 % ARI 4,862 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Sporti

Hasi: Një ditë do të drejtoj kombëtaren shqiptare

hasi1Trajneri i suksesshëm i Anderlechtit, Besnik Hasi, nuk e ka fshehur dëshirën për te drejtuar kombëtaren shqiptare në të ardhmen. Ai e kishte këtë mundësi më herët, por e kishte refuzuar, shkruan gazeta Express.

Besnik Hasi e kishte refuzuar postin e seleksionerit të kombëtares shqiptare para se Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) të arrinte  marrëveshje me strategun italian, Gianni de Biassi.

Por, trajneri aktual i ekipit mbretëror belg. Anderlecht, premton se do të jetë trajneri i kombëtares shqiptare në të ardhmen. “Dëshira ime është që në karrierë të drejtoj Shqipërinë. Nuk është se nuk e kisha këtë mundësi. Thjesht e refuzova sepse drejtuesit e Anderlehtit nuk më lejuan të largohesha kur isha zëvendëstrajner. Gjithsesi, ka ende shumë kohë dhe shpresoj që aventurën një ditë ta bëj realitet edhe tek Shqipëria”, ka deklaruar Hasi për “Nieuwsblad.be”.

Ish-mesfushori kosovar Besnik Hasi ka treguar arsyet pse e refuzoi ofertën për të marrë drejtimin e kombëtares së Shqipërisë në futboll. Hasi në fund të 2011 ishte shumë afër të emërohej përzgjedhës i Shqipërisë, por presidenti i klubit më të madh belg, Anderlecht, Roger Vanden Stock, e bindi atë që të mbetet në këtë skuadër.

Hasi 43-vjeçar është duke kryer detyrën e trajnerit të parë te Anderlehti. Ai së fundi ka firmosur kontratë të re trevjeçare me njërën nga skuadrat më të famshme në histori të futbollit belg

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.