☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,663 ▲ +0.98% ETH $2,318 ▲ +3.25% XRP $1.3718 ▲ +0.81% SOL $86.0900 ▲ +1.1%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kosova

Havolli: Vetëvendosje po e bllokon Ligjin për Prishtinën

Sokol Havolli, shefi i kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Ligjin për Prishtinën është duke e vonuar qëllimisht Vetëvendosje.

Havolli ka shkruar në rrjetin social Facebook se Mustafa iu ka dhënë përkrahje të plotë për Ligjin për Prishtinën në takimin që ka pasur me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe me nënkryetarin Dardan Sejdiu.

Ky është postimi i plotë i Havollit në Facebook:

“Është për keqardhje se si udhëheqësit e Komunës së Prishtinës tentojnë t’i arsyetojë dështimet në qeverisje të kryeqytetit me gënjeshtra. Ligji për Prishtinën e ka përkrahjen e Kryeministrit Isa Mustafa.

Në takimin e qershorit që Kryeministri kishte me kryetarin dhe nënkryetarin e Prishtinës, Kryeministri u dha përkrahje të plotë për këtë projektligj, ashtu siç u dha përkrahje dhe e realizoi garantimin e financimit për trafikun urban.

Por, paaftësia e udhëheqjes së komunës për të reflektuar qëndrimet e tyre dhe për të finalizuar projektligjin e ka vonuar deri më tani. Vet po e vonojnë këtë projektligj.

Po qeverisin me Prishtinën, s’dinë kah me ia mbajt me punë në qytet, e po merren me gjithçka tjetër për të fshehur dështimet në Prishtinë. Askush nuk mund të ua rregullojë hidhërimet ndërmjet udhëheqjes së komunës dhe partisë së tyre.

Keq për qytetarët që kjo udhëheqje s’ka kriju diçka të re në qytet. Por nuk është për t’u bërë merak sepse ligji do të bëhet, a presionin nga partia juaj do t’ua heqim pas dy viteve. Edhe këto dy vjet durojeni partinë, tani s’do ta keni më udhëheqjen e kryeqytetit as ju e as partia juaj. Në asamble komunale besoj se do të hyni ju të dy (nëse ju lejon partia të hyni në garë)”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.