Hawke-Washington, pas “Training Day” bashkohen sërish
Ethan Hawke është në fazat përfundimtare të negociatave për t’iu bashkuar kastit të filmit “The Magnificent Seven”.
Aktori 44-vjeçar pritet të jetë përkrah Denzel Washington, pas bashkëpunimit në filmin e suksesshëm të vitit 2001 “Training Day”.
Regjisor i “The Magnificent Seven” do të jetë pikërisht ai i filmit të 14 viteve më parë, Antonie Fuqua.
Filmi orgjinal i vitit 1960 ishte një përshtatje në western e filmit klasik të japonezit Akira Kurosawa, “Seven Samurai”.
Së fundmi Hawke ishte nominuar për një çmim në Academy Award për punën e bërë me filmin “Boyhood”, ndërsa për herë të fundit në ekranin e madh u shfaq me “Predestination”.
Në axhendë aktori ka një sërë projektesh, përfshirë këtu “Cymbeline” me Dakota Johnson, “Regression” me Emma Watson dhe “In a Valley of Violence” me John Travolta.