Ekonomia

Haxhinasto: Do të tarifohen ato rrugë që kanë trafik të mjaftueshëm

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave diskutoi të martën projektligjn për strategjinë e taksimit rrugor në Shqipëri, ku ka pasur edhe debate mes mazhorancës dhe opozitës.

Ministri-i-Transportit-dhe-Infrastruktures-Edmond-Haxhinasto-Foto-Flor-AbaziMinistri i Transportit dhe Infrastruktures, Edmond Haxhinasto gjatë prezantimit vuri theksin se strategjia do të jetë referencë për të ardhmen për një pjesë të rrjetit tonë rrugor dhe se do të tarifohen ato rrugë që kanë trafik të mjaftueshëm. “Produkti i hartimit të këtij studimi synon në 2 drejtime. Së pari, të realizojë balancimin e të ardhurave dhe përfitimeve ekonomike dhe së dyti, përshkallëzimin sipas kategorive të automjeteve”, tha ai.

Në fokus të kësaj strategjie për të ardhmen është mirëmbajtja e rrjetit rrugor, ku Haxhinasto nënvizoi se Ministria ka rritur fondet për mirëmbajtje dhe siguri me 2.5 herë. “Të ardhurat që do të realizohen janë për mirëmbajtjen e rrugëve. Jemi përpara faktit që mirëmbajtja e rrjetit tonë rrugor ka nevoja të mëdha. Është shumë i rëndësishëm këndvështrimi ynë i ri për rrugën, ajo nuk është një gjurmë, rruga është shërbim për qytetarët dhe që ne ta realizojmë me cilësi maskimale këtë, duhet të mbështesim mirëmbajtjen e saj dhe të ofrojmë sigurinë rrugore për qytetarin”, tha Ministri Haxhinasto.

Por opozita u shpreh kundër këtij projektligji. Sipas deputetëve të opozitës në Komision, tarifimi i rrugëve duket vetëm etje e qeverisë për të shtuar taksat.”Tarifimi i rrugëve më duket vetëm etje e qeverisë për të shtuar taksa. Qeveria do të vendosë taksa edhe për të kaluar rrugët kur ekonomia është në ngërç”, deklaroi ish-ministri i financave, deputeti i PD-së, Ridvan Bode.

Kjo strategji do të përfshijë analizën në nivel politikash, duke përcaktuar mënyrën optimale të përdorimit të taksës rrugore në rrjetin rrugor në Shqipëri dhe identifikimin e segmenteve rrugore potencialisht të përshtatshme për aplikimin e taksës rrugore

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button