Ekonomia

Haxhinasto në Katar- Diskuton për vendosjen e linjës direkte të fluturimit Doha-Tiranë

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto zhvilloi të martën një takim zyrtar me ministrin e Transportit të Katarit, Al Sualiti, gjatë vizitës së tij, si pjesë e delegacionit të vizitës së Presidentit Nishani në shtetin e Katarit.

Haxhinasto-AlSualiti_Doha-Katarr2Sipas burimeve zyrtare të ministrisë së Transportit, të dy ministrat diskutuan për nivelin shumë të mirë të bashkëpunimit midis dy institucioneve dhe u fokusuan në konkretizimin e frymës së bashkëpunimit. Në këtë takim u diskutua gjithashtu për realizimin e disa marrëveshjeve dypalëshe, si dhe për firmosjen së shpejti të marrëveshjes për transportin detar.

Në takim u ra dakord edhe për hapat konkrete që duhen ndërrmarrë në funksion të vendosjes së një linje direkte fluturimi Doha-Tiranë.

Ministrat Haxhinasto dhe Al Sulaiti u ndalën në projektet e investimeve të shtetit të Katarit në infrastrukturën e Shqipërisë dhe për këtë qëllim, Ministri Katarez do të vizitojë së afërmi vendin tonë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button