Ekonomia

Haxhinasto nesër në Prishtinë, zhvillohet ministeriali WB6

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto do të marë pjesë të mërkurën në ministerialin “Western Balkans 6 Improved Connectivity and a Strong Core Network”,  që do të mbahet në Prishtinë.

min-i-transportit-1Në konferencën mbi Ballkanin Perëndimor zhvilluar me datë 28 gusht 2014, me iniciativën e Republikës Federale të Gjermanisë, u lançua i ashtuquajturi Procesi i Berlinit. Në kuadër të këtij procesi, për përcaktimin e linjave kryesore të bashkëpunimit mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, janë zhvilluar edhe dy takime të tjera në nivel ministrash konkretisht në New York me 24 shtator 2014, si dhe në Beograd (WB 6) me 23 tetor 2014.

Në takimin e WB6 në Beograd, ministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor u fokusuan në qeverisjen ekonomike dhe ndërlidhjen.

Në deklaratën e përbashkët, ministrat pranuan se përmirësimi i ndërlidhjes mes vendeve të rajonit, dhe me gjerë me vendet anëtare të Bashkimit Evropian është një faktor kyç për nxitjen e rritjes ekonomike dhe punësimit në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu minisrtat ranë dakord se planet e përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të South-East Europe Transport Observatory (SEETO) mbi rrjetin gjithëpërfshirës (Comprehensive network) duhet të bëhen pjesë e programit të Bashkimit Evropian Trans-European Network – Transport (TEN-T) dhe të ndiqet e njëjta përqasje si ajo e TEN-T për Rrjetin Bazë Evropian (European Core Network).

Në dokumentin “Connectivity in the Western Balkans” shërbimet e Bashkimit Evropian rekomanduan për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të krijohet Komiteti Kombëtar i Investimeve (NIC), si një institucion që do të sigurojë koordinimin ndërmjet ministrisë së Financave, ministrisë së Ekonomisë, Transportit, etj dhe Komisionit Evropian, donatorëve, IFI, etj. Po ashtu u vendos, të përdorin Western Balkans Investment Framework (WBIF) si një mekanizëm për të bashkuar përpjekjet dhe fondet, duke kombinuar grantet me huate, si dhe të caktojnë Koordinatorët Rajonalë të Transportit për korridoret prioritare ashtu, sikurse është vepruar në Bashkimin Evropian në kuadër të programit TEN-T.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button