Ekonomia

Haxhinasto: Pagesat e qytetarëve për taksitë, sipas taksimetrit; certifikim serviseve

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, prezantoi të premten paketën e re të masave kundër informalitetit në fushën e transportit rrugor. Gjatë flajës së tij në deklaratën për mediat, Haxhinasto tha se kjo paketë prek të gjithë transportin ndërqytetës, duke përfshirë edhe taksitë.

“Ky plan masash qe u miratua në mbledhjen e fundit të qeverisë, ka një kalendar specifik për zbatimin e tij duke nisur nga tetori. Paketën e plotë të masave e kemi vendosur edhe në saitin e ministrisë. Mund të shihni planin e masave dhe afatet përkatëse për realizimin e tyre. Synimi është që të rritet cilësia  e shërbimit për qytetarët dhe të ketë një siguri më të lartë. Masat përfshijnë edhe elementët ekonomikë në fushën e transportit, qe kanë të bëjnë me licencimin e subjekteve të angazhuar në transport”, tha Haxhinasto.

Në lidhje me shërbimin taksi, ministri tha se ata duhet të vendosin taksimetrat dhe pagesat e qytetarëve të jenë mbi bazën e shërbimit që i ofrohet qytetarëve. Një pikë tjetër e paketës, është edhe certifikimi i serviseve të automjeteve. Nuk bëhet fjalë për regjistrim, por për certifikim të atyre që punojnë në servile, në mënyrë që shërbimi tek qytetarët të jetë sa më i sigurt. Një pikë po të rëndësishme edhe çështjen e biletave dhe pajisjes së qytetarëve me to, për të pasur standarde dhe shërbim më të mirë.

“Shumë e rëndësishme çështja e biletimit, kontrolle rigoroze që të gjithë qytetarët të marrin biletën dhe tu ofrohet edhe shërbimi për atë që kanë paguar. Aktualisht kemi një situatë të pakëndshme. 90% e mjeteve janë të pakontrolluar, të paregjistruar, që përbën në vetvete një evazion, prandaj do ta disiplinojmë këtë çështje”, tha ministri i Transportit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button