☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.12 ▲1.49%
ARI 4,542 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,589 ▲ +1.43% ETH $2,053 ▲ +2.55% XRP $1.3541 ▲ +1.69% SOL $83.7900 ▲ +1.36%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.12 ▲1.49 % ARI 4,542 ▲0.39 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.12 ▲1.49 % ARI 4,542 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Haxhinasto: Prioriteti madhor, siguria e qytetarëve në rrugë

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto zhvilloi  të shtunen inspektim pranë Shërbimit të Kontrollit të Transportit Rrugor, pjesë përbërëse e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Foto-KryesoreMinistri Haxhinasto vlerësoi Shërbimin e Kontrollit të Transportit Rrugor, si një strukturë të rëndësishme për sistemin e transportit, pasi ky shërbim me ushtrimin e veprimtarisë së tij siguron kontrollin e shfrytëzimit ekonomik të mjeteve tregtare, kontrollin e shfrytëzimit e infrastrukturës rrugore në vend, kontrollin e gjendjes fizike të automjeteve tregëtare që përdoren në transport dhe garantimin e sigurisë rrugore për  përdoruesit e rrugës.

Haxhinasto nënvizoi se në funksion të objektivave kryesorë të këtij shërbimi kjo strukturë duhet të ofrojë etikë të lartë dhe marrëdhënie korrekte me biznesin dhe qytetarët. Sa i përket organizimit, kapaciteteve njerëzore dhe aftësive profesionale të tyre, ai theksoi rritjen e këtyre kapaciteteve me qëllimin final rritjen e cilësisë së shërbimit.

“Prioriteti madhor i juaji theksoj është siguria e qytetarëve në rrugë, kjo është pjesë e planit kombëtar për sigurinë rrugore i cili ka arritur rezultate të dukshme gjatë vitit të kaluar, por detyrat dhe sfidat mbeten të mëdha, pasi në shfrytëzimin  e rrugëve si  aset kombëtar apo për garantimin e sigurisë rrugor. Ky shërbim ka edhe një mision tjetër të rëndësishëm, i cili është rregullimi i sistemit të përgjithshëm të  transportit, për shfrytëzimin harmonik të të gjithë formave të transportit, me qëllim që rrugët  të mos keqpërdoren dhe të mund të përdoren forma të tjera të transportit siç është hekurudha”: – tha Haxhinasto. Ai theksoi se transporti i mallrave të rënda, veçanërisht ai i naftës dhe mineraleve duhet të shkojë drejt transportit hekurudhor.

Ministri Haxhinasto vijoi me rëndësinë që ka zbatueshmëria e ligjit për Shërbimin e Kontrollit të Transportit Rrugor dhe  kërkoi që gjobat mos të shndërrohen në qëllim në vetvete, por të jenë masa parandaluese dhe dekurajuese për çdo formë shkelje

Në fund të fjalës së tij ai garantoi vëmendje dhe angazhim maksimal në këtë strukturë dhe vendosjen e një komunikimi  të drejtëpërdrejtë intensiv me këtë shërbim, për realizimin me sukses të objektivave parësorë për sigurinë e qytetarit dhe ruajtjen e rrugëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.