roze

Heidi Klum nxjerr në verë linjën e saj të kostumeve të banjës

Kohët e fundit po punon në Australi me “Germany’s Next Top Model”, por duket se Heidi Klum ka kohë edhe për të lançuar linjën e saj të kostumeve të banjës.

Në bashkëpunim me neozelandezët e Bendon, modelja 42-vjeçare do të nxjerrë shumë shpejt në treg kostumet e reja. Për promovim, Heidi postoi në rrjetet sociale disa foto, ku shihet e veshur me kostumet e banjës në fjalë.

Fotot u shoqëruan me shkrimin: “Gjëra të mëdha po vijnë… Heidi Klum Swim do të lançohet këtë verë”.

42-vjeçarja ka thënë se dizenjot e saj do të jenë të thjeshta: “Nuk jam fanse e kostumeve të çuditshme. Ka shumë gjëra të ndërlikuara në treg, por unë nuk dua 10 vija të bardha në kurriz”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button