Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,737 ▲ +1.03% ETH $2,011 ▲ +1.25% XRP $1.3409 ▲ +1.17% SOL $82.7500 ▼ -0.05%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Helikopteri i katërt Cougar, Kodheli: Forca jonë ajrore, një vlerë e shtuar në NATO

Ministria e Mbrojtjes mori në dorëzim helikopterin e katërt “COUGAR”.

Gjate ceremonise se marrjes ne dorezim te Helikopterit te katert COUGAR

Me këtë rast në mjediset e Bazës Ajrore të Helikopterëve në Farkë u organizua një ceremoni e veçantë, ku ishin të pranishëm, ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ambasadori i Republikës Franceze në Tiranë,  Bernanrd Fitoussi, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë nga Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe Forcat e Armatosura.

Ministrja Kodheli, në fjalën e saj vlerësoi se,” përfundimi i programit të modernizimit të Forcave të Armatosura me të katër helikopterët COUGAR të versionit SAR, MEDEVAC dhe Transport Trupash, të cilët

Gjate ceremonise se marrjes ne dorezim te Helikopterit te katert COUGAR

operojnë me të njëjtat standarde si në ushtritë e Aleancës, si dhe me përgatitjen e pilotëve dhe teknikëve pranë kompanive me prestigj në fushën e fluturimit, do të bëjë që Forca jonë Ajrore, të jetë një vlerë e shtuar jo vetëm në garantimin dhe rritjen e sigurisë dhe të cilësisë së shërbimeve ajrore brenda vendit, por në të njëjtën kohë të kemi mundësinë të kryejmë operacione të përbashkëta në bashkëpunim me komandat e NATO-s për t’i dhënë zgjidhje situatave të ndryshme”.

Gjithashtu të pranishmit i përshëndeti edhe ambasadori i Republikës Franceze në Tiranë, Bernanrd Fitoussi.

Helikopteri “COUGAR”, i ndërtuar sipas marrëveshjes me kompaninë franceze “Eurocopter”, është i katërti i këtij lloji që i shtohet Forcave tona Ajrore. Ky helikopter

Gjate ceremonise se marrjes ne dorezim te Helikopterit te katert COUGAR

është i variantit “Transport Trupash” dhe do të përdoret për këtë funksion, por mund të përdoret në rast nevoje edhe për transport ngarkesash apo nevoja të ndryshme specifike.

Me modernizimin e Forcës Ajrore me helikopterë COUGAR synohet të rritet shkalla e operacionalitetit, pasi kjo teknikë është e pajisur me paketë moderne, e cila përfshin sistemet e navigimit satelitor, instrumente tërësisht dixhital dhe në të njëjtën kohë ata garantojnë siguri maksimale për pilotët dhe pasagjerët falë pajisjes së tyre me dy motorë.

Gjate ceremonise se marrjes ne dorezim te Helikopterit te katert COUGAR

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.