roze

“Hello, is that me?”

Adele ka ftuar në skenë “sozinë” e saj e cila ishte njëkohësisht një nga fanset më të mëdha të Adele.

Këngëtarja 27-vjeçare, ka ftuar Emily Bamforth, e cila ndodhej në publik për të bërë një “selfie”.

Bamforth është bërë qendra e vëmendjes pasi fansat kanë vënë re ngjashmërinë e madhe që ajo kishte me yllin e muzikës.

Me shpresen që do të tërhiqte vëmendjen e Adele, i fejuar i Emily, i ka shkruar këngëtares në “Twitter”: “Adele të gjithë mendojnë se e dashura ime ngjan me ty. Ndodhet në rreshtin e katërt”.

Mesazhi i tij ka funksionuar më së miri pasi Adele ka ftuar vajzën në skenë me të cilën ka pozuar për një “selfie”, ku vihet re ngjashmëria e madhe mes dyshes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button