Heqja e ministrave, Blushi: Rama pagoi taksën e Metës
Ndryshimet në Qeveri Ben Blushi i ka quajtur kinkaleri e pastër. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i LIBRA-s tha se me heqjen e ministrave, Rama pagoi tek Meta “taksën e Rilindjes”.
Pjesë nga fjala e Blushit
Kinkaleri e pastër kështu e bëtë qeverinë këtë javë. Pse u ndryshua qeveria? Duke pranuar siç ndodh në gjithë botën, qeveritë ndryshojnë kur dështojnë, kur dështojnë reformat, s’ka vende pune, rritet korrupsioni, kur vendi kanabizohet dhe rendi cënohet.
Rama këtë rradhë s’e tha këtë gjë, do hyjë në folklorin otoman të Shqipërisë që shpiku një standard të ri.
Po i shkarkoj tha se kanë punuar shumë mirë, po i shkarkoj se kanë punuar shumë, është totalisht qesharake dhe se kuptoj që vini këtu sot si një shumicë e shpartalluar dhe s’keni dinjitetin të mbroni punën që keni bërë se ju shiti Rama në tregun e koalicionit.
Tha e kam ngarkuar Saimirin s’e kam shkarkuar, kush është ministër Rendi sot? Fatmiri apo Saimiri?
Pse ndryshohet Qeveria? Këtu flisni për produkte kozmetike… Kush është e vërteta?
Qeveria ka falimentuar, por nuk është vetëm kjo, që vendi është kanabizuar, ka rënë cilësua e jetesës….
Nëse trokisni derë më derë jo si ministra edhe mund të merrni ndonjë votë. U çuat dhe thatë partia është e para apo partia doli e para. Asnjë skeç, ato më të bukurit e realizimit socialist nuk i afrohet skeçit që u luajt këtë javë, nuk është faji i ministrave, ata nuk kanë pavarësi të marrin asnjë vendim, kush e bën përgjegjës Beqajn të koncesioneve, është model pune i Ramës, kush është përgjegjës për kanabizimin, është Rama direkt personalisht.
E mbani mend doli dy vjet Kocco tha ta legalizojmë hashashin, nuk tha kryeministri asnjë fjalë se nuk legalizohej dhe kjo është arsyeja pse nuk u demotivua.
Jemi Kolumbi e Evropës me porosi direkte të Ramës, mbillni kanabis se nuk keni vende pune, mos shkoni në Gjermani se nuk keni punë, jeni shumë të varfër e të mjerë.
Do jenë ministra Olta, Fatmiri edhe emrat i tha me bezdi, i rraskapitur nga puna, nuk ka më asnjë pasion, nuk punon më, vetëm administron pushtetin që ka pasur, si e pranoni ju që ndërrohen ministrat si kuaj gare, pa shkak?
Ministrat u hoqën si taksë për koalicionin me Ilir Metën, kaq e thjeshtë paguhet një taksë te Meta, nuk është një parti mbi Shqipërinë, janë dy parti, taksa e Metës për Rilindjen heqja e Tahirit, Iliri hoqi Saimirin,
Koalicionet funksionojnë me parime, për më shumë vende pune, as flet njeri, reformën në drejtësi e falimentuan në bashkëpunim me cadrën.
Më jep një buzëkuq të jap një rimel, kjo është taksa e koalicionit. Ua thashë, po ndryshoni statutin e rilindjes, e bëtë de facto, u vu neni i çuditshëm që bëhet kryetar i PS dhe Rilindjes ai që Meta pranon si kryeministër, ky është neni që e bëtë fakt sot.
Kë pranon Meta të bëhet kryeministër, ai është kryetar i PS. Ju sot për shqiptarët për çfarë do shkoni të kërkoni votat, do shkoni tu thoni se hapët vende pune? Jo.