☁️
Tiranë 20°C · Vranët 12 June 2026
S&P 500 7,394 ▲1.75%
DOW 50,849 ▲1.86%
NASDAQ 25,810 ▲2.54%
NAFTA 85.88 ▼2.09%
ARI 4,199 ▲2.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
₿ CRYPTO
BTC $63,352 ▲ +1.16% ETH $1,665 ▲ +1% XRP $1.1400 ▲ +2.24% SOL $66.7200 ▲ +2.69%
S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 85.88 ▼2.09 % ARI 4,199 ▲2.07 % S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 85.88 ▼2.09 % ARI 4,199 ▲2.07 %
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
12 Jun 2026
Breaking
Opinion

Heshtja e Kadaresë si membramë perjetësie

Nga AGRON GJEKMARKAJ

Nuk ishte vetem një kohë e terrorit qe edhe kohë e letersisë. Shkrimtari mbreteronte perballë tiranit.

Në murin pas të cilit ishin mbyllur burra e gra shqiptare mijera faqe nga letersia e Ismail Kadaresë gdhendeshin. Ato lexoheshin në dy anet njesoj. Para atij muri ai luante vallen si instikt bazik i njeriut që therret liri. Nuk ishte një valle makabre. I levizte këmbet pafajesia. Ishte pafajësia e një buzeqeshjeje të pergjakur. Nese do i kerkonim ndihmë Kunderes sivellaut më në lindje mbase këtë do na thoshte.

Jeta, mbijetesa, ndergjegjia e lidhjes që nuk ndryshket kurrë mes se mires dhe se keqes, të qenit i huaj në token tënde por edhe pergjegjes madhor per fatin e saj nga një ngjizje misterioze i bëjnë tekstet e Kadaresë veshtruese të një “momentumi” pa të shkuar po kaq pa të ardhme sikur ato rrinë në të pameshirshmin shtrat të Prokrustit.

Paradoksalisht, ose si deshmi e e nje spirance ngulur në rrenjet e tokes si dhembet e Kadmosit në kujtesen mitologjike të lexuara sot ose neser ato paraqiten të domosdoshme, duke ndikuar mbi axhenden kulturore dhe mendimin e çdo kujt duke humbur disa përmasa per të fituar të tjera tek universalja, vija trashendentale e ” botes sanë”. Gjithmone është sot. E djeshmja ka ikur e ardhmja ënde ska trokitur. Aktualja si e transformuar me teknologji artificiale nuk mplaket kurre aty. E ndjek njeriun personazh , shiptarar , francez polak, rus, kinez, amerikan qoftë apo personazhin që rikthehet tek njeriu ore e çast pertej krahines, moteve, kombeve , gjeografisë, sistemeve dhe gjuhes.

Një kulturë (ajo shqiptare) nuk rritet duke u asimiluar brenda kulturave më të forta , por nese ajo dialogon me ato , kurioze per të mesuar.

Kadare e shkaktoi këtë kuriozitet , më saktë e imponoi, edhe pertej deshires së të tjerve , sapo e kudo si gjithë gjerat e forta natyrore që nuk marrin leje po shnderrohen në fenomene . Brenda historinë , gjenerues i saj, me letersinë dhe bëres i saj, tek Europa si bir i vet që i perkufizon identitetin me “ulerimen civile” të Mun në fytyren noprane e nazike, shqiptar i vjeter sa të gjithë shekujt bashkë , bashkëbisesues i Pirros dhe Teutes, Skenderbeut, Naimit e Fishtes, At Zef Pllumit, i prindervë tanë i yni dhe femijeve tanë, në pritje të atyre që do vinë i pa moshë për ata që do kalojnë mbi këtë tokë e nën këtë qiell, Ismail Kadare “në veçantësinë që paraqet Europa qendrore e ajo lindore ( shkruante dikur Itsvan Bido) perkatesia gjuhesore shnderrohet në faktor politik e historik, e mbi të gjitha një faktor që u paraprin percatimeve territoriale në kufijt ekzistues, e në disa raste formimin e kombeve te reja”.

Një prej rendesive që kjo enciklopedia kadareane ka per shqiptaret mund te gjindet edhe në keto fraza ku gjuha kultura dhe ekzitenca plotesojnë njëra tjetren . Gjeniu shfaqet gjithnjë e më i heshtur pasi i ka kryer të gjitha! Le të bëjmë detyren tonë, të perpiqemi ta kuptojme atë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.