Hetime për vizitën e Kim në Dubai
Kim Kardashian ka vendosur të kalojë pak kohe në një qendër të njerëzve me aftësi të kufizuar gjatë vizitës së saj të fundit në Dubai. Por duket se kjo vizitë ka sjellë disa telashe pasi kjo qendër është nën hetim për mosmarrjen e një aprovimi të mëparshëm për vizitën e Kim.
36-vjeçarja ka bërë një ndalesë në “Rashid Center for the Disabled” më 16 janar. Në disa postime të publikuara në rrjetet sociale, ajo është parë teksa argëtohet me disa fëmijë duke marrë pjesë nëpër aktivitete me fëmijët, të cilët mbanin veshur bluza me fytyrën e Kim.
Sipas gazetës “Emarat Al Youm”, hetimi është fokusuar në mënyrën se si Kim është lejuar të jetë e pranishme në këtë qendër pa marrë një lejë nga qeveria.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.