☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 17 Shtator 2026
S&P 500 7,552 ▼0.45%
DOW 51,462 ▼1.21%
NASDAQ 25,978 ▼0.01%
NAFTA 101.80 ▼0.62%
ARI 4,363 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $76,511 ▲ +1.26% ETH $2,443 ▲ +2.1% XRP $1.3021 ▲ +1.66% SOL $100.1800 ▲ +3.39%
S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 101.80 ▼0.62 % ARI 4,363 ▼0.57 % S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 101.80 ▼0.62 % ARI 4,363 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
17 Sht 2026
Breaking
Kronika

Hetimet për tenderat e Begos. Përfshihen edhe zyrtarët që e favorizuan, dyshohet së shpërdoruan detyrën

Prokuroria e Tiranës nisi hetimet mbi dyshimet se zyrtarë të shtetit kanë shpërdoruar detyrën kur kanë nxjerrë fitues në tendera një ish të dënuar droge, siç është Edmond Bego.
Pavarësisht ligjit të qartë, ish i dënuari besohet se ka përfituar nga fondet publike. Hetimet kanë nisur kryesisht menjëherë pasi Partia Demokratike denoncoi abuzimin me legjislacionin e prokurimit publik. Demokratët që e kthyen Begon si një kazus denoncues vunë në lëvizje akuzën me pretendimin e tyre se Edmond Begos i është dhënë tenderi i OST-së me vlerë 100 milionë lekë.

Organet shtetërore duhet të përjashtojnë çdo ofertues që ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për çështje droge. Sipas këtij ligji, është detyra e Autoritetit Shtetëror Kontraktor që të marrë të dhëna nëse subjekti ofertues ka qenë i dënuar apo jo. Ky ligj është në fuqi që në vitin 2006.

Përveç kësaj shkeljeje, për të cilën prokurorët e kryeqytetit po mbledhin dokumentacion, nga ana tjetër edhe Prokuroria për Krimet e Rënda është vënë në lëvizje. Aty po rihetohen pasuritë e 48-vjeçarit, për të parë edhe një herë nëse ish-trafikanti që hapi vitet e fundit disa kompani, çfarë asetesh ka dhe a e justifikon krijimin e tyre.

Pas arrestimit në Greqi, Edmond Bego, një ish i dënuar nga drejtësia italiane me 21 vjet burgim, gjatë verës u kthye në qendër të vëmendjes. Autoritetet greke e liruan pasi nuk rezultonte i kërkuar, përderisa në atdhe i ishte konvertuar dënimi nga 21 në 4 vite burgim. Pas këtij telashi të mbyllur, megjithatë, Begos iu hap në Shqipëri një kapitull tjetër në të cilin duhet t’i vërtetojë prokurorisë se nga i burojnë pasuritë, një sfidë të cilën nuk është çudi ta fitojë si edhe herën e parë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.