☁️
Tiranë 11°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,599 ▲1.42%
DOW 46,351 ▲1.7%
NASDAQ 21,972 ▲1.5%
NAFTA 89.48 ▼8.91%
ARI 4,422 ▼3.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $71,084 ▲ +3.42% ETH $2,153 ▲ +3.44% XRP $1.4443 ▲ +3.62% SOL $91.3700 ▲ +4.6%
S&P 500 6,599 ▲1.42 % DOW 46,351 ▲1.7 % NASDAQ 21,972 ▲1.5 % NAFTA 89.48 ▼8.91 % ARI 4,422 ▼3.34 % S&P 500 6,599 ▲1.42 % DOW 46,351 ▲1.7 % NASDAQ 21,972 ▲1.5 % NAFTA 89.48 ▼8.91 % ARI 4,422 ▼3.34 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Hidhet në qarkullim 5000-lekëshi i ri, ja si dallohet

Monedha

Pesemije lekshiSot hidhet në qarkullim kartëmonedha e re shqiptare me vlerë nominale 5000 lekë, emetim i vitit 2013. Sipas Bankës së Shqipërisë, rishtypja e kartëmonedhave është miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Kartëmonedha e re me vlerë nominale 5000 lekë, emetim i vitit 2013, ka të njëjtat pamje dhe përmasa me kartëmonedhën me vlerë nominale 5000 lekë, emetim i vitit 2007, hedhur në qarkullim më 15 maj të vitit 2009. Ndryshimet në emetimin e fundit qëndrojnë në: a) trashësinë e fillit të sigurisë, i cili bëhet, nga 1.5 mm, në 3 mm; b) në vitin e emetimit në trupin e kartëmonedhës, që do të jetë “2013” dhe c) në firmën e drejtorit të Departamentit të Emisionit. Banka qendrore thekson se duke filluar nga data 9 korrik 2014, kartëmonedhat me vlerë nominale 5000 lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2013, do të përdoren si mjet pagese paralelisht me të gjitha kartëmonedhat ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, të emisioneve të mëparshme.

Monedhat metalike

Ndërkaq, më 25 qershor, Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së, me propozim të guvernatorit Fullani, miratoi emetimin për vitin 2014, të monedhave metalike për qëllime numizmatike. Konkretisht, Banka e Shqipërisë vendosi të nxjerrë, pa kurs ligjor, monedha metalike 100 lekë dhe 50 lekë me tematikë “Ngjarje historike: 70-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë”, “Loro Boriçi, figurë e shquar e futbollit shqiptar (1922-1984)”. Ndërsa për vitin 2015, do të shtypen dy monedhat e mësipërme me tematikë “Shkenca dhe studiuesit: Kostandin Kristoforidhi (1827-1895)”; me tematikë “Arti shqiptar: kompozitori i shquar Çesk Zadeja (1927-1997)”. Për këto motive, pritet që të shpallet nga guvernatori një konkurs që do të përzgjedhë punimet më të mira vizatimore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.