Tiranë 5°C · Pjesërisht vranët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 97.97 ▲0.1%
ARI 4,789 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,897 ▲ +1.42% ETH $2,188 ▲ +0.44% XRP $1.3434 ▲ +0.98% SOL $83.0200 ▲ +1.34%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.97 ▲0.1 % ARI 4,789 ▼0.6 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.97 ▲0.1 % ARI 4,789 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

Hiri i Fidel Kastros del sot nga Havana, kuptimi i udhëtimit prej 900 km

Mbetjet mortore të liderit të ndjerë kuban, Fidel Castro do të largohen sot nga kryeqyteti i vendit, Havana. Hiri i lideri revolucionar kuban do të transportohet 900 kilometra për në qytetin juglindor të Santiagos.

Ky udhëtim do të rikrijojë turneun e fitores të ndërmarrë nga Castro pasi e mori pushtetin në vitin 1959, por në kahun e kundërt.

Hiri i tij do të varroset më 4 dhjetor në varrezat e qytetit të Santiagos “Santa Ifigenia” në një funeral ku pritet të marrin pjesë liderët majtist të Amerikës Latine dhe disa diplomatë të tjerë.

Më 29 nëntor, dhjetëra mijëra njerëz e kanë mbushur sheshin e revolucionit të Havanës për të bërë nderimet e fundit për Castron. Marshi është mbyllur nga presidenti actual kuban, Raul Castro i cili iu referua vëllait të tij të ndjerë si lideri i revolucionit “për të ndershmit, nga të ndershmit”.

Fidel Castro që e ka udhëhequr Kubën në një sistem një partiak për gati gjysëm shekulli, ka vdekur në moshën 90 vjeçare më 25 nëntor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.